Aktualitet

Rama publikon pamje nga brenda ‘Arenës Kombëtare’, bëhet testimi i dritave, si duket stadiumi i ri (VD)

Rama ka publikuar pamje nga brenda "Arenës Kombëtare" teksa është bërë testimi i dritave.

ARENA🇦🇱K⚽️MBËTARE në testimin e sistemit ultramodern të ndriçimit🤩#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️

Posted by Edi Rama on Saturday, 28 September 2019

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku shfaqen pamje nga “Arena Kombëtare”në Tiranë.  Mësohet se është bërë edhe testimi i dritave në këtë stadium dhe siç shihet pothuajse çdo gjë është gati.

“Arena Kombëtare  në testimin e sistemit ultramodern të ndriçimit”, shprehet Rama teksa publikon edhe videon.

Ndeshja e parë që pritet të luhet në “Arenën Kombëtare” është ajo midis Shqipërisë dhe Francës, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020. Ajo është parashikuar të luhet më 17 nëntor. Ende nuk dihen sesi do të jenë çmimet e biletave në këtë stadium.

J.V/Dosja.al

Shto Koment