Rajoni

FOTOT/ Ja burgu ku po mbahet Thaçi dhe ish-komandatët e tjerë të UÇK-së. Kushtet për të burgosurit, Tv, bibliotekë, sporte dhe aktivitetet e tjera

Haaglanden, është një burg unik në Holandë. Ky burg është i vetmi që ka një qendër kujdesi ku të paraburgosurit që kanë nevojë për kujdes mbahen 24 orë në ditë.
Featured image of article: FOTOT/ Ja burgu ku po mbahet Thaçi dhe ish-komandatët e tjerë të UÇK-së. Kushtet për të burgosurit, Tv, bibliotekë, sporte dhe aktivitetet e tjera Pamje nga burgu
Përditësuar:

HAGË– Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UCK-së ndodhen në Hagë aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit.

Burgu ku ata ndodhen është jashtë Hagës, më saktë në Haaglanden të Scheveningen.

Burgu i cili mund të strehojë të paktën 200 persona ka të gjitha kushtet për një person, televizion, mundësi për të ushtruar aktivitete të ndryshme fizike dhe jo vetëm, kanë mundësi të shkojnë në bibliotekë të lexojnë libra, revista, mund të luajnë shah futboll apo ndonjë sport tjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Haaglanden, është një burg unik në Holandë. Ky burg është i vetmi që ka një qendër kujdesi ku të paraburgosurit që kanë nevojë për kujdes mbahen 24 orë në ditë.  Thaçit nuk i mungon ajri i pastër as peizazhi dhe bukuritë natyrore as në Hagë.

Fotot më poshtë e tregojnë më së miri se si duken ambientet e brendshme të burgut.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment