Kuriozitete

Pamje me ngjyra për herë të parë: Momenti i artë kur arkivoli i Tutankhamun u zbulua në Egjipt më 1925

Marrë nga fotografi arkeologjik Harry Burton më 28 tetor 1925,  fotografia origjinale nuk jep vlerën e zbulimit, as madhështinë e arit të gurëve të çmuar.
Featured image of article: Pamje me ngjyra për herë të parë: Momenti i artë kur arkivoli i Tutankhamun u zbulua në Egjipt më 1925 Momenti nga zbulimi

EGJIPT– Imazhi i varrit të Tutankhamun është i njohur në të gjithë botën. Megjithatë, kjo fotografi e jashtëzakonshme e arkeologut Hoëard Carter duke zbuluar ngadalë arkivolin e Faraonit egjiptian nuk është parë kurrë me ngjyra deri më tani.

Marrë nga fotografi arkeologjik Harry Burton më 28 tetor 1925,  fotografia origjinale nuk jep vlerën e zbulimit, as madhështinë e arit të gurëve të çmuar.

Maska e hollë e vdekjes e Mbretit 18-vjeçar u krijua me ar të ngurtë, qelq dhe gurë të çmuar.

Faraoni egjiptian

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fotografia është pjesë e një grupi prej 1.400 fotografish të mrekullueshme që dokumentojnë gërmimet e Luginës së Mbretërve  nga zbulimi i varrit të Faraonit të Dinastisë së 18-të në 4 nëntor 1922, deri në heqjen e kapakut të arkivolit të tij tre vjet më vonë.

Në pronësi të Institutit të njohur Griffith të Oksfordit, imazhet nga Arkivi Hoëard Carter do të tregohen me ngjyra në dokumentarin e ardhshëm të BBC të quajtur ‘Tutankhamun In Color’.

Burimi;DailyMail

(A.K.Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment