Bota

Pamje drithëruese nga Italia, qytetet bosh, italianët izolohen në shtëpi pas përhapjes së koronavirusit

Italianët izolohen në banesat e tyre pas përhapjes së koronavirusit.

Itali- Pamje rrëqethëse nga qytetet italiane, sheshet kryesore, rrugët, stacionet e trenave dhe autobusëve janë bosh, pasi njerëzit janë izoluar për shkak të përhapjes së koronavirusit. Pas vendimit të qeverisë italiane, të gjithë njerëzit janë izoluar në banesat e tyre dhe dalin prej tyre vetëm për të blerë ushqime.

Fotot  janë nga qytetet kryesore të Italisë, si   Torino, Milano, Venecia, Roma, Napoli dhe Bari.

Koronavirusi po vret çdo ditë. Deri më tani në të gjithë botën 4,300 persona kanë humbur jetën, ndërsa 119,243 të tjerë janë konfirmuar si të infektuar. Rreth 66,578 pacientë kanë rimarrë veten pas infektimit. Në Shqipëri 10 persona janë të infektuar me koronavirus.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: Inmeteo.net

(J.V/Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment