Rajoni

PAMJE apokaliptike/ Stuhia e fuqishme godet ishullin grek, gjithçka shndërrohet në…

VIDEO
Siç shihet në video, shirat e mëdha i kanë kthyer rrugicat dhe portin e ishulit në një liqen, ku dhe në shumë biznese është futur uji duke shkatërruar shumë dëme materiale.
Featured image of article: PAMJE apokaliptike/ Stuhia e fuqishme godet ishullin grek, gjithçka shndërrohet në… Pamje nga Greqia

GREQI– Pamje të tmerrshme janë publikuar nga mediat greke ku tregohet pasojat katastrofike që ka shkaktuar cikloni në Greqi. Mediat fqinje bëjnë të ditur se së fundmi shiu dhe erërat e forta kanë përfshirë  ishullin e “Hydrës”.


Siç shihet në video, shirat e mëdha i kanë kthyer rrugicat dhe portin e ishulit në një liqen, ku dhe në shumë biznese është futur uji duke shkatërruar shumë dëme materiale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Siç shihet në video uji është disa centimetra mbi tokë, gjë e cila ka frikësuar vendasit, pasi moti ashpër ka bërë që disa tjegulla të shtëpive të bien.

Mijëra banorë të Greqisë kanë kaluar një natë tmerri, pasi cikloni “Cassilda”  ka goditur vendin e tyre. Sipas medieve greke, cikloni ka goditur ishujt në detit Jon, Peloponezin Perëndimor, Thesalia-n dhe Karditsa-n dhe ka marrw jetwn e dy personave. Sakaq, parashikohet që stuhia e fortë do të godasë me të njëjtën fuqi Jugun e Gadishullit të Peloponezit, në Greqinë Qendrore (Sterea) dhe në Kretën perëndimore. Gjatë orëve në vijim, parashihet që të ketë reshje të furishme dhe erëra të fuqishme në zonat lindore dhe jugore të Greqisë tokësore, në jug të detit Jon, në veri të ishullit Evia, ishujt verior dhe perëndimor të kompleksit Cyklades, Chania në Kretë dhe ishujt e Egjeut.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment