Politike

Paloka i përgjigjet Ramës: A është turp që të kërkosh ndihmë financiare për qytetarët që nuk kanë bukë të hanë?

Paloka pyet nëse është turp që të kërkosh mbështetje financiare për njerëzit që nuk kanë bukë të hanë.
Featured image of article: Paloka i përgjigjet Ramës: A është turp që të kërkosh ndihmë financiare për qytetarët që nuk kanë bukë të hanë? Edi Paloka dhe Edi Rama

TIRANË- Nënkryetari i PD, Edi Paloka i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i cilësoi si të gabuara kërkesat e PD për mbështetjen financiare të policëve dhe bizneseve. Në një reagim në mediat sociale, Paloka pyet nëse është turp që të kërkosh mbështetje financiare për njerëzit që nuk kanë bukë të hanë.

Po ashtu ai i drejtohet Ramës dhe thotë nëse është turp të kërkosh që lekët e 10 oligarkëve, t’u jepen qytetarëve që sot po vuajnë, pasi nuk kanë asnjë të ardhur.

Çfare eshte turp sot? A eshte turp te kerkosh mbeshtetje financiare per biznesin? A eshte turp te kerkosh mbeshtetje financiare per njerezit qe s’kane buke te hane? A eshte turp qe te kerkosh te testohen mjeket, policet, njerezit ne vije te pare te ekspozuar ndaj Covid 19 dhe qytetaret qe kane qene ne kontakt me persona bartes te virusit?

A eshte turp te kerkosh qe leket e 10 oligarkeve Rama t’ua jape qytetareve qe sot po vuajne per buken e gojes? Turp dhe tradhti ndaj shqiptareve sot eshte te shkosh pas oligarkeve, te mos testosh qytetaret, te mos ndihmosh biznesin dhe qytetaret qe nuk kane buke per femijet. Te besh politike nga mengjesi ne darke sot eshte te fshehesh deshtimin. Te sulmosh sot opoziten tregon se s’ke ndermend t’u dalesh zot shqiptareve, por te vazhdosh avazin e vjeter qe gjithkush ka faj per deshtimet e Rames, pervec atij vete!”, shkruan ish-deputeti i PD.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kërkesës së kryeopozitarit Lulzim Basha, ky i fundit kërkoi shpërblim për efektivët e policisë. Në një status në rrjetet sociale, kryeministri shkruan se Basha dhe Partia Demokratike nuk duan të ndihmojnë, por mendojnë se Covid-19 është Sudja me thasë me para.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment