Politike

‘Skandal brenda skandalit’/ Edi Paloka s’i kursen akuzat ndaj vëllait të kryeministrit Rama: I futur në pisllëqe, bredh me makina të blinduara, ka edhe bodyguardë që s’i takojnë

Sipas Palokës, Olsi Rama qarkullon me mjet të blinduar pasi u ka bërë keq personave të ndryshëm dhe për këtë arsye është i rrethuar me truproja.
Featured image of article: ‘Skandal brenda skandalit’/ Edi Paloka s’i kursen akuzat ndaj vëllait të kryeministrit Rama: I futur në pisllëqe, bredh me makina të blinduara, ka edhe bodyguardë që s’i takojnë Olsi dhe Edi Rama, Edi Paloka

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe vëllain e tij, Olsin se lëvizin me mjet të blinduar dhe me truproja.

Sipas Palokës, Olsi Rama qarkullon me mjet të blinduar pasi u ka bërë keq personave të ndryshëm dhe për këtë arsye është i rrethuar me truproja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Dje kemi bërë verifikimet dhe ka një skandal brenda skandalit. Kryeministri merr një makinë private të blinduar pikërisht në momentin kur ka ngritur gjithë këtë fortunë dhe po bllokon e po ndalon njerëz të pafajshëm sepse i mbushet mendja policit se e ka makinën e shtrenjtë. Kur futesh në pislliqe detyrohesh të bredhësh me makina të blindurara, ka edhe bodyguardë që nuk i takojnë. S’i takojnë atij. Ka gardistë që kanë anti-plumb valixhe,”-është shprehur Paloka.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment