Politike

Paloka bën deklaratën e fortë: Nëse Rama zhvillon dot zgjedhje pa opozitën, unë do dal nga politika

  • Opozita 4 orë flakë e tym/ 5 policë të plagosur dhe 2 gazetarë, 20 të shoqëruar në komisariat
  • Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka ka deklaruar se Rama zhvillon dot zgjedhje pa opozitën, ai do të dalë nga politika.
    Featured image of article: Paloka bën deklaratën e fortë: Nëse Rama zhvillon dot zgjedhje pa opozitën, unë do dal nga politika Edi Paloka

    Tiranë- Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka ka komentuar së fundmi protestën e opozitës së 13 prillit dhe ka deklaruar se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën. Në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News 24’  ai ka deklaruar nëse Rama zhvillon zgjedhje pa opozitën, ai do të dalë nga politika.

    Nuk mund të këtë zgjedhje pa opozitën, Rama e di i pari dhe e dinë edhe diplomatët. Nuk ka datë dhe nuk mund të them se kur mund të largojmë Ramën. Në këtë mënyrë siç po shkon, nga revolta qytetare në njërën anë dhe nga krahu tjetër arroganca e qeverisë, mund të shkojmë edhe tek një përplasje që nuk e do askush.

    PD është rritur në sondazhe në pak kohë me 10 pikë. Ne po ecim si opozitë  dhe rruga jonë është pa kthim. Vendimi politike nuk ka më ekstrem. Do të ecim me këtë formë dhe me revolta me çdo mjet deri sa ta detyrojmë Ramën të realizojë zgjedhje të ndershme. Ne nuk do të lejojmë këtë. Nëse Rama zhvillon dot zgjedhje pa opozitën, unë do të dalë nga politika dhe këtë po e them këtu

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

     

    Edi Paloka, ish-deputeti i PD-së

    J.V/Dosja.al 

    Shto Koment