Politike

Paloka: Askush s’e paragjykoi Shahinin për të folurën, ajo i shërbeu misionit të dashnorit politik të Vuçicit që nga dita e parë, kërkojnë të përçajnë shqiptarët

, Paloka shkruan se Shahini ka ardhur që ditën e parë në Shqipëri në shërbim të kryeministrit Rama, të cilin e quan ‘dashnor’ të Presidentit te Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Sipas Palokës, deklaratat e Shahinit janë pikërisht në shërbim të misionit të Ramës, për të arritur perçarjen dhe mundësisht urrejtje midis shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Featured image of article: Paloka: Askush s’e paragjykoi Shahinin për të folurën, ajo i shërbeu misionit të dashnorit politik të Vuçicit që nga dita e parë, kërkojnë të përçajnë shqiptarët Edi Rama dhe Edi Paloka

TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka komentuar deklaratën e ish-ministres së Arsimit Besa Shahini, e cila një ditë më parë tha se Opozita e ka paragjykuar për shkak të dialektit.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Paloka shkruan se Shahini ka ardhur që ditën e parë në Shqipëri në shërbim të kryeministrit Rama, të cilin e quan ‘dashnor politik’ të Presidentit te Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Sipas Palokës, deklaratat e Shahinit janë pikërisht në shërbim të misionit të Ramës, për të arritur perçarjen dhe mundësisht urrejtje midis shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Ja postimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shoh që vazhdojnë reagimet ndaj ish- ministres së arsimit që u largua ditën e fillimit të shkollës, për deklaratën e saj se qenka sulmuar nga opozita për shkak të dialektit! Lodheni kot duke dhënë argumenta për të kundërtën. Ajo ishte që ditën e parë në shërbim të shefit të saj Rama, dashnorit politik te Vuçiçit… Une kam bërë një status kohë më parë për të dy përsonazhet nga Kosova që Rama i futi në qeveri duke marrë rolin gjoja si “luftëtar i bashkimit” po në fakt me qëllim krejt të kundërt. Këta dy personazhe do përdoreshin pikërisht për të nxitur perçarjen dhe mundësisht urrejtje midis shqiptarëve këtëj dhe andej kufirit. E përdori këtë strategji UDB-ja menjëherë pas daljes së Shqipërisë nga izolimi duke lëshuar këtej bashkë me qytetarët e ndershëm e patriotë të Kosovës dhe agjentë shqipfolës që kishin vetëm një detyrë; me aktet e tyre, të ngjallnin urrejtjen e shqiptarëve të Shqipërisë për ata të Kosovës. Asgje më shumë nuk beri dashnori politik i Vuçiçit me Shahinin e Cakën. E këtu nuk kam marrë për bazë akuzat që erdhën nga Kosova për lidhjet direkte të familjes se saj me UDB, por veprimet e dy ministrave të Ramës që ai kujdesej vetë të kujtonte se janë nga Kosova, sa herë ata bënin ndonjë zullum… Edhe deklarata e fundit e Shahinit se gjoja atë e sulmonin se ishte kosovare, është vetëm në sherbim të këtij misioni. Siç dështoi UDB në ‘90, ashtu do dështojë dhe tani me sherbëtorët e fundit që u përpoqën boll po nuk arritën të ndajnë Kosovën e nuk do arrijnë kurrë të armiqësojnë shqiptarët mes njeri – tjetrit.

Besa Shahini, ministrja e sapo larguar e Arsimit tha një ditë më parë që Opozita e ka paragjykues për shkak të të folurës së saj.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment