Rajoni

Palmer mbështet sërish Kosovën: Për SHBA pavarësia juaj është e pakthyeshme

Më tej ai shtoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë nuk është një problem që zgjidhet shpejt dhe lehtë.
Featured image of article: Palmer mbështet sërish Kosovën: Për SHBA pavarësia juaj është e pakthyeshme Matthew Palmer

KOSOVË- I dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka treguar edjhe njëherë mbështjen për Kosovën. Në një deklaratë Palmer u shpres së çështja e pavarësisë së Kosovës për SHBA-të nuk ekziston, pasi ata e kanë njohur vendin si të pavarur dhe nuk kthehen më pas.

Më tej ai shtoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë nuk është një problem që zgjidhet shpejt dhe lehtë. Palmer, i cili më parë kishte thënë në Shkup dhe Prishtinë se Serbia nuk do të pranohet në BE derisa të njohë pavarësinë e Kosovës, tha në një intervistë për mediat serbe se njohja e pavarësisë së Kosovës është një temë që duhet diskutuar në kuadër të dialogut.

Po ashtu ai nuk mund të linte pa koment dhe taksën 100%, për të cilën tha se ishte shprehur qartë gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë se taksa duhet të hiqet që t’i hapë rrugë dialogut.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment