Aktualitet

“Bobo si m’u bë kjo shpia”/ Shembet pallati i VIP-ave në Durrës, policët ndalojnë qytetarët të shihin dëmet në shtëoi e biznese: Zotni…qenke kafshë ti…

VIDEO
Bëhet fjalë për pallatin gjashtë katësh që njihet ndryshe edhe si pallati i VIP-ave në qytetin bregdetar, pasi aty kanë jetuar ish-drejtues të institucioneve kryesore si dhe këngëtarja Parashqevi Simaku.
Featured image of article: “Bobo si m’u bë kjo shpia”/ Shembet pallati i VIP-ave në Durrës, policët ndalojnë qytetarët të shihin dëmet në shtëoi e biznese: Zotni…qenke kafshë ti… Momenti i shembjes
Përditësuar:

DURRËS– Ditën e sotme është shembur një nga pallatet që ka pësuar dëme nga tërmeti i 26-nëntorit në Durrës. Bëhet fjalë për pallatin gjashtë katësh që njihet ndryshe edhe si pallati i VIP-ave në qytetin bregdetar, pasi aty kanë jetuar ish-drejtues të institucioneve kryesore si dhe këngëtarja Parashqevi Simaku.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Panorama, zhurma e shpërthimit ka bërë që të tremben të gjithë banorët e zonës, dhe të duan të shikojnë nëse bizneset apo shtëpitë që kanë në zonën përreth, kanë pësuar dëme.

Vrapimi i qytetarëve është ndalur nga policët, të cilët i kanë ndaluar dhe u kanë kërkuar që të qëndrojnë jashtë zonës së rrethuar.

Pjesë nga biseda

Qytetarja: Obobo…so m’u bë kjo shtëpia mua…

Polici: Rri aty rri, ku shkon..

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qytetarët: Pupupu, u shemb…

Polici: O Zotni…po ku shkon ore, po rri aty. Qenke kafshë fare ti…

Tërmeti i 26-nëntorit, përveç 51 viktimave la pas edhe dëme të shumta material në shumë palate, të cilët janë detyruar të shemben.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në ““Bobo si m’u bë kjo shpia”/ Shembet pallati i VIP-ave në Durrës, policët ndalojnë qytetarët të shihin dëmet në shtëoi e biznese: Zotni…qenke kafshë ti…

  1. Polici i Policise Bashkiake I trembur nga zhurma e shembjes se pallatit?! Hajde, polici hajde(!)

Shto Koment