Aktualitet

Pallati iu shpall i pabanueshëm nga tërmeti 5.8 ballë, 9 familje në Belsh jetojnë në çadra e kasolle që prej 21 shtatorit (VD)

Pallati në të cilin ata jetonin është shpallur i pabanueshëm për shkak të  dëmtimeve nga tërmeti, i cili ra në muajin shtator.  
Featured image of article: Pallati iu shpall i pabanueshëm nga tërmeti 5.8 ballë, 9 familje në Belsh jetojnë në çadra e kasolle që prej 21 shtatorit (VD) Banorët e Belshit në çadra

BELSH- 9 familje në fshatin Lisaj të Njësisë Administrative Kajan në Belsh jetojnë në çadra apo në stallë bagëtish që prej tërmetit të rënë më 21 Shtator. Pallati në të cilin ata jetonin është shpallur i pabanueshëm për shkak të  dëmtimeve nga tërmeti, i cili ra në muajin shtator.

“Ne nga tërmeti në 21 shtator, na sollën çadrat, por në çadra nuk rrihet është shumë ftohtë. Inxhinieri erdhi nga Tirana dhe e nxori të pa banueshëm. 9 familje  jemi”, tha një banor i pallatit.

Nuk është vënë dorë fare. Se çfarë do të bëhet nuk e dimë. I lutemi qeverisë që edhe për ne të marrë ndonjë masë. Nuk e di si do të zgjidhet puna jonë” , u shpreh një tjetër.

“Jemi shumë të trishtuar. Siç e shef mos më keq po vuajmë, po flemë në çadra. I lutemi qeverisë. Njerëz jemi”, u shpreh një banore.

“Kasollen që bëmë për bagëtitë e kemi rregulluar një çikë dhe po qëndrojmë në të. Kemi frikë të qëndrojmë atje lartë”, tha një tjetër banore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Banorët shprehen se pavarësisht se ka kaluar më shumë se 2 muaj, për ta nuk është kujtuar askush, duke i lënë në mëshirë të fatit dhe pa asnjë ndihmë apo strehë ku të jetojnë në këto ditë të ftohta dimri.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment