Aktualitet

Pallati i çarë në mes, banorja denoncon: Jemi në rrezik, shtesa pa leje është shkëputur nga strutura (FOTO+VD)

Sipas saj katii  gjashtë është pa leje dhe fqinjët nuk e denoncojnë ëktë gjë pasi kanë frikë, por kjo është një situatë rrezikshme.

TIRANË– Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të shumta dhe në Tiranë. Përveç çarjeve të mureve, duket se lëkundjet kanë çarë në mes dhe pallatet të cilat kanë pasur shtesa pa leje.

Një banore në rrugën Mihal Grameno në Tiranë ka shkruar në redaksinë e Dosja.al dhe kërkon inspektim nga autoritetet, pasi pallati në të cilin ajo banon rrezikon shembjen. “Kjo ndërtesë ndodhet në rrëgun Mihal Grameno, të Shkolla e Baleitt komplet shtesa e pallatit, kati i gjashtë i pallatit 11/1”, shkruan qytetarja.

Sipas saj katii  gjashtë është pa leje dhe fqinjët nuk e denoncojnë ëktë gjë pasi kanë frikë, por kjo është një situatë rrezikshme.

Qytetarja shton se pallati ndodhet shumë afër Njësisë Bashkiake Nr 2, por asa vet nga bashkia nuk ka shkuar askush për inspektim pas tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit. Mbi 400 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan që në orët e para të ngjarjes së 26 nëntorit, ndërkohë që 2 mijë të tjerë qëndruan në gatishmëri.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment