Rajoni

Palestina kundër vendimit të Kosovës: Do të ndërpresim marrëdhëniet me vendet që zhvendosin ambasadën në Jeruzalem

Ky lajm është bërë me dije nga Sekretari i Përgjithshëm i Bordit Ekzekutiv të Organizatës Çlirimtare Palestineze (PLO), Saeb Erakat,  përmes një postimi në Twitter. 
Featured image of article: Palestina kundër vendimit të Kosovës: Do të ndërpresim marrëdhëniet me vendet që zhvendosin ambasadën në Jeruzalem Saeb Erakat

PALESTINË– Njohja e Kosovës nga Izraeli si shtet i pavarur  ka shkaktuar reagime të shumta, por mesa duket jo të gjithë shtetet e mbështesin një vendim të tillë, teksa Kosova do të hap ambasadën e saj në Jeruzalem.

Së  fundmi edhe  autoritetet palestineze kanë njoftuar se do të ndërpresin marrëdhëniet me të gjitha vendet që do të hapin ose do të zhvendosin ambasadat nga Tel Avivi në Jerusalem.

Ky lajm është bërë me dije nga Sekretari i Përgjithshëm i Bordit Ekzekutiv të Organizatës Çlirimtare Palestineze (PLO), Saeb Erakat,  përmes një postimi në Twitter.

Me njohjen e Kosovës nga Izraeli, Prishtina e ka bërë zyrtarisht të ditur se do të hapë ambasadën në Jerusalem. Gjithashtu edhe Serbia do të zhvendos ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne i bëjmë thirrje të gjitha shteteve që të respektojnë të drejtën ndërkombëtare. Shkelja e së drejtës ndërkombëtare nuk tregon fuqi, por dobësi. Palestina do të ndërpresë marrëdhëniet e saj me çdo vend që do të zhvendosë ose hapë ambasadën e saj në Jeruzalem. Ne nxisim të gjitha shtetet e kombeve t’i binden ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë rezolutat e Këshillit të Sigurisë 478 dhe 2334. Shkelja e ligjit ndërkombëtar është një shenjë e dobësisë dhe jo e fuqisë.”- ka shkruar Erakat.

Kujtojmë se edhe Presidenti turk, Erdogan u shpreh i zhgënjyer për këtë vendim që ka marrë Kosovva, duke i kërkuar Kosovës që të mos nxitojë për hapjen e Ambasadës së saj në Jeruzalem.

 A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment