AktualitetFactcheck

Pako me eksploziv kalojnë në Rinas/ Raporti i fshehtë i AAC nxjerr problemet e sigurisë në aeroport, pas orës 17:00 s’ka më kontroll nga Agjenti i Rregullt

TIA ngel në klasë sërish me sigurinë. Një test i kryer nga Autoriteti i Aviacionit Civil i datës 16 shtator 2019, raporti i të cilit është siguruar nga Dosja.al nxjerr në pah, mungesën e sigurisë në këtë aeroport, ku shumë lehtësisht kanë mundur të kalojnë në skaner pako me eksploziv. AAC vërejtje TIA për Agjentin e Rregullt. Shkak, përfundimi i kontrollit pas orës 17:00 kur mbaron orari zyrtar i punës.
Featured image of article: Pako me eksploziv kalojnë në Rinas/ Raporti i fshehtë i AAC nxjerr problemet e sigurisë në aeroport, pas orës 17:00 s’ka më kontroll nga Agjenti i Rregullt Grabitja ne Rinas, pjese nga raporti

TIRANË– Kur kanë kaluar gati 10 muaj nga grabitja e prillit 2019 në Aeroportin e Rinasit, një test i fshehtë sigurie i kryer nga Autoriteti i Aviacionit Civil ngel në “klasë” sërish koncesionarin. Dosja.al ka siguruar raportin e muajit shtator 2019, kur në një test të fshehtë të realizuar në datën 16 shtator, TIA nuk arriti dot që të kalojë testin e sigurisë, duke dështuar në gjetjen dhe pikasjen e kalimit të sendeve të jashtëligjshme, përkatwsisht eksploziv dhe detonatorë.

Testimi i fshehtë është kryer nga ora 22:00 deri në orën 24:00, dhe ishte Posta Shqiptare e ngarkuara e AAC për të kaluar “pakon” e ndaluar. Testimi është kryer në Pikën e Kontrollit të Kargos dhe Postës Ajrore. Inspektorët e DMSA, testuesi, personi përgjegjës për ngarkesën kanë përgatitur pakon e rreme për t’a kaluar në kargon testuese. Pas kontrollit të dokumenteve, testuesi ka skanuar kargon, përmes disa pajisjeve. Pasi ka kaluar normalisht në skaner, “pakoja e ndaluar” ka vijuar udhëtimin për tek dorëzimi.

Pakot me eksploziv qe kane kaluar ne Rinas

Në raport thuhet se “gjatë kryerjes së testimit, ekipi konstatoi se ngarkesat të cilat mbërrinin në destinacion pas orarit zyrtar të operimit të agjentit të Rregullt, përkatësisht 17:00 vijojnë të procesohen rregullisht, mbi bazë ditore në portën A. Specialisti i Postës është larguardhe ka njoftuar tek ekipi i testit që pakot kaluar me sukses. Në vijim, ekipi i testimit u afrua në portën e Kargos dhe vuri re që ishte e mbyllur. Më pas u afruan tek Porta A, në të cilën njoftuan agjentët e turnit për testin e sapondodhur. U rikthyen edhe njëherë pamjet e skanerit dhe u mor pakoja nga inspektorët e DMSA. Testi ju njoftua agjentëve që dështoi dhe takimi përmbyllës u krye ditën e nesërme për shkak të orarit të vonë të kryerjes së testit të fshehtë”.

Aviacioni Civil ia ka adresuar konkluzionet koncesionarit TIA, (Tirana International Airport), ku kërkohet që të shtohet orari i punës për Agjentin e Rregullt për të parandaluar kalimin e pakove që mund të kenë përmbajtje të ndaluar pas orës 17:00, kur agjenti përfundon orarin zyrtar të punës.

Pjesë nga raporti

Konkluzionet e raportit:

-Të analizohen rezultatet e testimit dhe të përgatitet e dërgohet brenda 15 ditëve nga marrja e këtij raporti, Plani i Veprimeve Korrigjuese për mangësitë e identifikuara në testimin e fshehtë të datës 16 shtator për miratimin në AAC.

-Drejtuesit e lartë të Aeroportit TIA, që janë përgjegjës për implementimin dhe kontrollin e sigurisë së aeroportit duhet të planifikojnë kryerjen e testeve të brendshme të fshehta dhe në Agjentin e Rregulltë për kargon dhe Postën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

-Të dërgohen në një trajnim të dedikuar “çfarë shkoi keq” të gjithë operatorët e skanerit të cilët kryejnë kontrollet e kargove dhe postës Ajrore.

-Në vazhdimësi, rezultatet e testeve të fshehta të sigurisë të përdoren si material konfiddenciale udhëzuese në trajnimet bazike dhe rifreskuese të agjentëve të sigurisë dhe në trajnimet e ndërgjegjësimit për sigurinë për punonjësit e tjerë që zbatojnë masat e sigurisë së aviacionit.

-Të merren masa për rishikimin e procedurës së operimit në Agjentin e Rregullt për Kargon dhe Postën Ajrore. Nqs për shkak të domosdoshmërisë së aktiviteti pas orarit zyrtar, Agjenti i Rregulltë të marrë masa për rishikimin e turneve dhe shtimin e orarit të operimit.

Ky nuk është testi i parë i sigurisë që nxjerr në pah problemet në aeroportin e Rinasit. Edhe testet e mëparshme kanë nxjerrë probleme me sigurinë e TIA-s, por duket se deri më tani, koncesionari ka mbyllur sytë, përballë pakove që mund të kalojnë pa asnjë problem…pas orës 17:00 të pasdites.

Kliko ketu per te lexuar te plote dokumentin 

(F.g/dosja.al)

Shto Koment