
PAKISTAN- Ministrja e të Drejtave të Njeriut në Pakistan, Shireen Mazari ka akuzuar Presidentin e Francës, Emmanuel Macron për keqtrajtimin e njerëzve musliman që banojnë në Francë. Në një postim në Twitter ajo u shpreh se muslimanët në Francë po marrin të njëjtin trajtim si hebrenjtë nga nazistët. Më tej, në postimin e saj ajo tha se fëmijet musliman po marrin numra indetiteti të veçantë nga fëmijët e tjerë francezë.
“Macron po u bën myslimanëve atë që nazistët u bënë hebrenjve fëmijët myslimanë do të marrin numra ID të veçantë ndërsa fëmijët francezë jo. Njësoj si hebrenjtë që u detyruan të veshin yllin e verdhë në veshjet e tyre për identifikim,” shkroi Mazari.

Ndërkohë që në Francë ky postim i Ministres pakistaneve nuk u morrë shumë mirë. Të gjitha mediat franceze e transmetuan postimin e saj, ndërsa Franca zyrtarë deklaroi se Ministrja duhet të kërkonte falje për fyerjet që i bëri Presidentit Macron.
(I.A/dosja.al)