Aktualitet

Operacion në doganën e Hanit të Hotit. sekuestrohen 80 mijë paketa cigaresh “Regina Red” të futura në një furgon (FOTO)

Nga zyrtarët e Doganës thonë se gjithë ngarkesa me cigare ishte e papajisur me pulle fiskale të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera, por ishin kaluar kontrabandë.
Featured image of article: Operacion në doganën e Hanit të Hotit. sekuestrohen 80 mijë paketa cigaresh “Regina Red” të futura në një furgon (FOTO) Paketat e sekuestruara

SHKODËR- Një sasi e madhe cigaresh është bllokuar sot në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Sipas informacioneve nga Administrata Doganore mësohet se janë sekuestruar një sasi prej 80 mijë paketa cigare të markës “Regina Red”. Nga zyrtarët e Doganës thonë se gjithë ngarkesa me cigare ishte e papajisur me pulle fiskale të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera, por ishin kaluar kontrabandë.

Paketat e sekuestruara

NJOFTIMI I PLOTË

Strukturat e Administratës Doganore  kanë sekuestruar një sasi prej 80 mijë paketa cigare në Pikën e kalimit Kufitar të Hanit të Hotit. Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të një ngarkese, strukturat doganore ushtruan  kontroll në mjetin e dyshuar, ku rezultoi një ngarkesë prej 80 mijë paketa cigare të markës “REGINA RED”. E gjithë ngarkesa me cigare ishte e papajisur me pulle fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Furgoni i mbushur me paketa

Rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vepren penale,  “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “ falsifikimi i vulave, stampave ose i formularve” të parashikuar nga neni 172 dhe 190/3 të Kodit Penal. Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, po kryhen veprimet e mëtejshme  hetimore.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment