Politike

Paketa e ripunësimit pas pandemisë, Denaj tregon detajet: Do kombinojmë subvencionin për pagën dhe sigurimet shoqërore për punonjësit

VIDEO
Ministrja e Financave, Anila Denaj ka treguar detaje nga drafti që po përgatit qeveria për të mbështetur ripunësimin pas pandemisë.
Featured image of article: Paketa e ripunësimit pas pandemisë, Denaj tregon detajet: Do kombinojmë subvencionin për pagën dhe sigurimet shoqërore për punonjësit Anila Denaj

VLORË Ministrja e Financave ishte e pranishme sot në Vlorë, ku foli për një draft të ri që po përgatit qeveria për të mbështetur ripunësimin pas pandemisë. Denaj tha se ky draft do të jetë një gërshetim ndërmjet skemës së ripunësimit dhe asaj të formalizimit të krahut të penës.

Ministrja sqaroi se për secilën nga skemat do të ketë subvencionim të pagës apo sigurimeve shoqërore për punonjësit. Ndër të tjera Denaj shtoi, se qeveria gjithashtu po mendon për skema grantesh dhe garancish, që pritet të gjejnë zbatim në planin e rimëkëmbjes 5-vjeçar dhe “Shqipëria 2030”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Jemi duke përgatitur një draft i cili synon një gërshetim të dy skemave të ripunësimit dhe formalizimit të krahut të punës. Në secilën nga skemat do të ketë kombinim të subvencionit të pagës apo sigurimet shoqërore për punonjësit për një periudhë kohe me kushtin që ju ta mbani për një periudhë më të gjatë kohe. Së dyti duam që të gjithë personat që punojnë në informalitet të kenë mundësinë të regjistrohen. Mendojmë se do rrisim një numër më shumë në tregun e punës. Dhe së fundmi po mendojmë skema grantesh dhe garancish. Kemi lançuar vetëm skemat e garancisë. Skemat kërkojnë mbështetje nga donatorët dhe besojmë që në shqipërinë 2030 dhe planin e rimëkëmbjes 5 vjeçar do gjejnë zbatim”, tha Denaj.

Deri më tani, qeveria ka aplikuar dy paketa ekonomike për të përballuar krizën e shkaktuar nga COVID-19, ku e para kapte vlerën 300 milion euro dhe e dyta mbi 220 milion dollarë.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment