LIVE UPDATES
Bota

Paketa e re e emigracionit në Gjermani. Çfarë ofron për punësimin e shqiptarëve

26 Qershor 2019, 06:28 Nga DOSJA
Paketa e re e emigracionit në Gjermani. Çfarë ofron për

GJERMANI- Javën e parë të qershorit Ligji për migracionin e fuqisë punëtore të kualifikuar kaloi në parlamentin gjerman. Më 28 qershor ai do të trajtohet edhe në Këshillin Federal. Paketa ligjore për migracionin pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2020 dhe përmban shtatë elementë, ndër të cilat, më të diskutueshmet janë. 

– Ligji për migracionin e fuqisë punëtore të kualifikuar (Fachkräftezuwanderungsgesetz), 

– Ligji për një zbatim më të mirë të kthimit të detyrueshëm (Geordneter-Rückkehr-Gesetz),

– Ligji për asistencën për azilkërkuesit (Asylbewerberleistungsgesetz), 

– Ligji i tolerimit me qëllim punësimi ose arsimimi (Beschäftigungs- und  Ausbildungsduldungsgesetz). 

Në seancën e datës 28 qershor 2019, Këshilli Federal (Bundesrat) do të vendosë se a do të miratohet e gjithë pakoja njëherazi apo disa pjesë të saj do të kalojnë edhe një herë për rishqyrtim në Komisionin e Ndërmjetësimit.

Ligji për migrimin e punëtorëve të kualifikuar

Synimi i tij është  që të lehtësojë migrimin ekonomik në Gjermani të shtetasve të huaj me prejardhje nga jashtë BE-ja. Kjo pasi Gjermania ka mungesa të mëdha për punëtorë të kualifikuar. Ligji parashikon që çdo person me një kontratë pune dhe një kualifikim në vendin e prejardhjes ka të drejtë të punojë në Gjermani.

Çfarë ndryshon në krahasim me ligjin aktual të migracionit

– Nuk ka më kufizim vetëm në disa profesione, pra, çdo zanatçi ka të drejtë të vijë në Gjermani. 

– Në tregun e punës do të jenë të gjithë të barabartë, pavarësisht nga prejardhja. Shtetasit gjermanë ose të BE-së nuk trajtohen më me përparësi në tregun e punës. 

Viza për të kërkuar punë: 

Për t’u lehtësuar shtetasve të huaj gjetjen e vendit të punës, do t’u jepet e drejta të vijnë gjashtë muajnë Gjermani për të kërkuar vend pune:

Kushtet që duhet të plotësojnë ata për këtë janë:

– Nuk do të marrin ndihmë sociale nga shteti, pra, duhet të dëshmojnë se kanë të ardhura të mjaftueshme për të jetuar gjatë kësaj periudhe Ky rregull do të vlejë fillimisht vetëm për pesëvjet. 

– Ligji i ri gjithashtu lehtëson mundësinë për të bërë kurse kualifikimi shtesë në Gjermani, për të arritur kështu barazimin e kualifikimit të migrantit me atë gjerman. 

Cilat janë ndryshimet që pësoi projektligji në Parlament?

Në 7 qershor ligji kaloi në parlamentin gjerman, Bundestag, por pësoi disa ndryshime të vogla, ndër të tjera: 

– U bë edhe më e lehtë mundësia për të ardhur në Gjermani për të mësuar një zanat, pa qenë nevoja që të kesh përfunduar një shkollë që të kualifikon për të studiuar në Gjermani. Mjafton shkolla në vendin e prejardhjes.     

– Shtetasit e huaj mbi 45 vjeç që vijnë për të punuar në Gjermani, duhet të kenë një kontratë pune me një pagë minimale të caktuar (aktualisht 3685 Euro / në muaj) ose të dëshmojnë se e kanë të siguruar pensionin e pleqërisë.

Çfarë pritet të ndodhë në Këshillin Federal?

Komisionet e punës të Këshillit Federal këshillojnë që ligji të miratohet, por ato i bëjnë thirrje qeverisë që të kontrollojë edhe efektet e zbatimit të ligjit dhe ta përmirësojë atë nëse tregu i punës do të vazhdojë të ketë mungesa të theksuara.

Ligji i tolerimit me qëllim  punësimi ose arsimimi (Beschäftigungs- und  Ausbildungsduldungsgesetz) 

Ish-refugjatët dhe ish-azilantët që nuk u takon të qëndrojnë në Gjermani, por tolerohen, pra, janë me Duldung, do të kenë dy mundësi për të rregulluar statusin: 

– Duke mësuar një profesion (Ausbildungsduldung)

Kjo mundësi ekziston që tani, por është zgjeruar edhe me profesionet ndihmëse dhe të asistencës. Kush siguron një vend pune pas shkollës, fiton njëherë një leje qëndrimi dyvjeçare. 

– Nëse je i punësuar (Beschäftigungsduldung)

Kjo mundësi është risia më e debatuar në ligjin e migracionit. Specialistët e fushës e quajnë edhe “ndryshimi i korsisë”, në të shumtën e herëve, nga azilant i refuzuar, ose migrant i parregullt, në migrant të rregullt:

Cilat janë kushtet për këtë legalizim të qëndrimit? 
 
– Pavarësia nga asistenca sociale, integrimi  i mirë

– Së paku 12 muaj  me Duldung.

– Identiteti të jetë i qartë 

– Të ketë qenë prej 18 muajsh në marrëdhënie pune me kohë të plotë (min. 35 orë në javë) 

– Njohuri gjuhe të mjaftueshme 

Ndryshimi që pësoi ligji në Parlamentin gjerman

Deputetët i shtuan projektligjit të parashtruar nga qeveria vetëm një kufizim: Ligji vlen vetëm për ata azilantë që kanë ardhur në Gjermani para datës 1 gusht 2018. 

Çfarë pritet të ndodhë në Këshillin Federal? 

Komisioni i punës, integrimit dhe politikës sociale kërkon ndryshimin e ligjit, sidomos përsa i përket rregullit 3+2,  për shkollimin ( deri në 3 vjet) dhe punësimin (2 vjet) dhe kërkojnë lehtësime të tjera në favor të refugjatëve. Dy komisione të tjera, Komisioni i Punëve të Brendshme dhe Komisioni i Ekonomisë, janë për miratimin e ligjit. Të premten, më 28 qershor, do të shihet se a do të miratohet kjo pjesë e ligjit, apo do të dërgohet në Komisionin e Ndërmjetësimit. 

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota emigrantet ne gjermani paketa e emigracionit emigrantet ne gjermani paketa e emigracionit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni