LIVE UPDATES
Bota

Paketa e ndihmave kundër pandemisë bllokohet përsëri në Senat

11 Shtator 2020, 19:52 Nga DOSJA
Paketa e ndihmave kundër pandemisë bllokohet përsëri në

SHBA– Senati nuk arriti përsëri të enjten të miratojë një paketë të re ndihmash në përgjigje të koronavirusit, një tjetër dështim në një seri negociatash të pasuksesshme për t’u ofruar mbështetje miliona amerikanëve të goditur nga pandemia.

Propozimi prej 500 miliardë dollarësh i prezantuar nga republikanët nuk arriti të kalojë në fazën e debatit pasi mori 52 vota pro dhe 47 kundër. Avancimi i projekt-ligjit kërkon mbështetje me 60 vota.

Dështimi shton shanset që ligjvënësit të mos arrijnë të miratojnë paketën e ndihmave para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Anëtarët e Kongresit pritet të largohen nga Uashingtoni për fushatat zgjedhore në shtetet përkatëse, pasi arritën miratimin e një rezolute që mundëson financimin e operacioneve të qeverisë federale pas afatit të 30 shtatorit.

Dështimi i së enjtes nënkupton që miliona amerikanë që kanë humbur punën nga mbylljet e imponuara nga pandemia në pranverë nuk do të marrin asistencë federale për papunësinë.

Në bazë të ligjit me mbështetje dypartiake që lëvroi një paketë prej 3 trilionë dollarësh, ata që kishin humbur punën merrnin 600 dollarë në javë si asistencë papunësie. Kjo ndihmë përfundoi në fund të korrikut.

Propozimi i republikanëve në Senat premtonte të mbulonte pagesat për asistencë papunësie, koston e çerdheve dhe kopshteve për fëmijët si dhe testet e koronavirusit dhe do të ofronte mbrojtje nga paditë gjyqësore për bizneset, shkollat dhe objektet e kultit që hapen gjatë pandemisë.

Udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell, e cilësoi kundërshtimin e demokratëve ndaj propozimit si një përpjekje për të politizuar ndihmën përpara zgjedhjeve të nëntorit.

“Senatorët që ndajnë qëndrimin toksik të udhëheqësit demokrat, që mendon se armiku i vërtetë janë kundërshtarët politikë, mund të ndjekin udhëheqjen dhe të votojnë kundër. Ata mund t’u tregojnë familjeve amerikane se merakosen më shumë për interesat politike se sa t’i ndihmojnë ata. Por senatorët që duan të ecin përpara do të votojnë pro. Ata do të votojnë për të çuar përpara këtë proces në mënyrë që ta transformojnë atë në një produkt dypartial dhe ta bëjmë ligj për popullin amerikan,”u shpreh zoti McConnell në Senat të enjten.

Demokratët e Kongresit kanë argumentuar se nevojitet një ndihmë më e madhe, duke përdorur Aktin e Heronjëve prej 3 trilionë dollarësh të miratuar në qershor nga Dhoma e Përfaqësuesve që kontrollohet nga demokratët, si një pikë fillestare në negociata.

“Të mos dalim me një projektligj të dobët kur kemi probleme të mëdha”, tha Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi të enjten, duke folur për kundërshtimin e saj ndaj propozimit të republikanëve para gazetarëve.

Na duhet çdo qindarkë në mënyrë që ta ndalojmë këtë. Dhe kjo është mënyra se si do të hapim ekonominë tonë. Kjo është mënyra se si do të hapim shkollat, në mënyrë të sigurtë, duke dërrmuar virusin”, tha ajo.

Udhëheqësi i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer e kundërshtoi një koment të republikanëve se propozimi për një paketë më të reduktuar përfaqësonte një kompromis.

“Ndërsa presidenti po gënjente popullin amerikan për koronavirusin, republikanët e Senatit po ndiqnin shembullin e tij. Vetë udhëheqësi republikan foli me grupin e tij (parlamentar) për ‘mungesën e urgjencës’ për të trajtuar problemin”, tha zoti Schumer të enjten.

“Pra, ideja që demokratët – të cilët miratuan një paketë gjithëpërfshirëse të ndihmës në Dhomën e Përfaqësuesve gati katër muaj më parë – janë shkaku i vonesës dhe pengesave është qesharake. Kanë qenë republikanët gjatë gjithë kohës. E tregojnë faktet”.

Ndërsa ekonomia amerikane po tregon disa shenja të rimëkëmbjes, duke përfshirë rritjen e blerjeve me pakicë dhe punësimet në sektorin e hotelerisë, segmentet e tjera kanë qenë më të ngadalta në rimëkëmbje. Sipas Byrosë së Statistikave të Punës, nivelet e papunësisë mbeten të larta, me 29.6 milionë amerikanë që paraqesin kërkesa për të marrë pagesat e asistencës.

Shtetet e Bashkuara udhëheqin botën në vdekjet e konfirmuara nga COVID-19, me gati 190,000. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu vendi udhëheqës në botë për rastet e infeksioneve, me 6.3 milionë, gati një e katërta e më shumë se 27.3 milionëve në të gjithë botën, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Marrë nga: VOA 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mcconnell n nancy pelosi mcconnell n nancy pelosi

Sondazh

Poll
Bota 11 Shtator 2020, 19:02

Austria fuqizon masat kundër pandemisë

AUSTRI- Austria ka fuqizuar masat kundër pandemisë, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.Kancelari aus...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni