Politike

Paketa antishpifje, Murrizi ironizion qeverinë: Pse ‘limondë’? Ta bëjmë si në Gjermani, pse u trembët… (VD)

Deputeti Myslim Murrizi nuk e ka kursyer ironinë me maxhorancën duke i dalë hapur kundër paketës antishpifje, të propozuar nga vetë ata. 

TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi kërkoi që ligji për mediat të jetë i njëjtë me at të Gjermanisë. Në fjalën e tij në Kuvend, Murrizi nuk e ka kursyer ironinë me maxhorancën duke i dalë hapur kundër paketës antishpifje, të propozuar nga vetë ata. 

FJALA E PLOTË:

Shyqyr që u ktheve në rrugën e Zotit. Shkon në shtëpiat e të varfërve me një ferexhe. Fakti që lexon librat e shenjtë ishalla ndikon. E kemi bërë limonatë tha, mirë do ishte bërë që ta kishte bërë raki rrushi. Mark Markun e keni tek AMA. Unë nuk jam shumë i informuar por vetëm për Peçin, e Zhein qenka ky ligj. Kjo qënka arsyeja që nuk na janë hapur negociatat. Hajde mazhorancë hajde. Unë nuk shoh ndonjë gjë për të verifikuar donatorët dhe financuesit e portaleve. E keni bërë limonatë po nuk i shoh unë këto detaje. Ku janë mediat e pavaruara? Si qenka media e pavarur kur pronari bën biznes gjithë ditën? Unë e shoh më shumë se limonatë këtë ligj. Unë nuk besoj që i ka kapur ligji për fyti mediat? I kanë kapur tenderat për fyti. Ma gjeni një media të pavarur. Ma gjeni një se do jap mandatin por e mbylli AMA. Çdo ditë del portal i ri. Pse? E përdorin për të mbrojtur veten dhe për të gjuajur të tjerët. Hajde e bëjnë ligjin si Gjermani. Pse e holluam ne? E bëjmë Gjermani. Ligji limondatë del e thartuar dhe do i zëjë të gjithë barku. Hajde e bëjmë si ata burrat pse u trembët ju? Unë do të isha dakord nëse do të bënit ligjin gjerman dhe atë anglez. Boll më me kinezërira.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

vijon…

(k.m/dosja.al)

Shto Koment