Politike

Paketa anti-shpifje/ Reagimi i zyrtarëve të PPE: Ligjet frenojnë lirinë e medias dhe të drejtën e informacionit

Zyrtarë të Partisë Popullore Europiane kanë reaguarpër paketën antishpifje të miratuar dje nga maxhoranca në Kuvend e Shqipërisë.
Featured image of article: Paketa anti-shpifje/ Reagimi i zyrtarëve të PPE: Ligjet frenojnë lirinë e medias dhe të drejtën e informacionit

TIRANË- Pas miratimit të një ligji shumë të diskutueshëm për median nga Parlamenti i Shqipërisë, Michael Gahler, Koordinator i PPE-së për Punët e Jashtme, deklaroi: “Ne vërejmë me shqetësim të thellë që shumica parlamentare e qeverisë shqiptare e udhëhequr nga Kryeministri socialist miratoi dy ligje për median dje në kundërshtim të hapur me rekomandimet specifike të bashkësisë ndërkombëtare. Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës, si dhe media dhe organizatat shqiptare dhe ndërkombëtare të shoqërisë civile kishin shprehur kundërshtime të forta kundër këtyre ligjeve. Ne vërejmë se anëtari ynë i PPE-së, Partia Demokratike, shprehu rezistencë të fortë kundër miratimit të këtyre ligjeve dhe mbështet rekomandimet evropiane dhe ndërkombëtare.”

David Lega, Raportuesi i PPE-së për Shqipërinë, paralajmëroi: “Liria e mediave dhe e drejta e informacionit janë liritë themelore në Evropë dhe një pjesë e domosdoshme e kritereve të Kopenhagës për anëtarësimin në BE. Legjislacioni i miratuar kërcënon këto liri që janë fituar kohë më parë nga populli shqiptar. Media e lirë ka qenë një reporter i vazhdueshëm i abuzimit të pushtetit dhe ka ekspozuar shumë skandale korruptive. Miratimi duhet të shihet si një kthim serioz për Shqipërinë në rrugën e saj drejt sundimit të ligjit dhe demokracisë. Ky vendim, siç e thamë publikisht përpara votimit, mund të ketë një ndikim negativ në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë – në të cilën Grupi i PPE beson fuqimisht. Ne i nxisim autoritetet shqiptare të rishqyrtojnë vendimin dhe ta kthejnë atë. “

Deklarata vjen pas seancës maratonësë djeshme në Kuvend, që u finalizua me votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë. Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian, teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: davidlega

A.C/Dosja.al 

Shto Koment