DiasporaPolitike

Paketa anti-shpifje, eurodeputeti Lega thirrje Ramës: Anulojeni, liria e medias në Shqipëri do përkeqësohet

Në një status në rrjetet sociale, Lega shkruan se liria e medias në Shqipëri është përkeqësuar, referuar raportit vjetor të Reporterëve pa Kufi.
Featured image of article: Paketa anti-shpifje, eurodeputeti Lega thirrje Ramës: Anulojeni, liria e medias në Shqipëri do përkeqësohet David Lega, eurodeputet

TIRANË– Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian David Lega i ka bërë thirrje qeverisë se kryeministrit Edi Rama për të anulluar paketën ligjore për median e cila u miratua nga Kuvendi në dhjetor.

Në një status në rrjetet sociale, Lega shkruan se liria e medias në Shqipëri është përkeqësuar, referuar raportit vjetor të Reporterëve pa Kufi.

Kufizimi i lirisë së shprehjes, informimit e medias është i papranueshëm në një vend që aspiron për anëtar të Bashkimit Europian. Ligjet për median do e përkeqësojnë më tej lirinë e medias në Shqipëri,”– shton Lega.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe më herët, Lega është shprehur se dy projektligjet për mediat nuk kanë lidhje me lajmet e rreme. Nëse mbyllen sitet e internetit tê mediave, apo merren masa të tjera si kjo, edhe pse ligjet mund të shbëhen më vonë, sipas Legas, kjo do të shkaktonte dëme të pariparueshme pêr lirinë e medias dhe do cënonte besimin te Shqipëria si njê vend demokratik dhe i lirë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment