Aktualitet

Paketa “Anti-Shpifje”/ Eurodeputeti Lega: Nëse i thua mediave çfarë të shkruajnë ose jo, nuk ka më liri shtypi (VD)

Eurodeputeti David Lega shprehet se mirëpret vendimin e kryeministrit Rama për të shtyrë aprovimin e dy projektligjeve për mediat.
Featured image of article: Paketa “Anti-Shpifje”/ Eurodeputeti Lega: Nëse i thua mediave çfarë të shkruajnë ose jo, nuk ka më liri shtypi (VD) David Lega

Tiranë- Në një intervistë për gazetaren e ABC News, Erisa Zykaj, eurodeputeti David Lega shprehet se mirëpret vendimin e kryeministrit Rama për të shtyrë aprovimin e dy projektligjeve për mediat.

Sipas Legas, ky ishte hapi i duhur, pasi këto dy projektligje nuk kanë lidhje me lajmet e rreme. Nëse mbyllen sitet e internetit tê mediave, apo merren masa të tjera si kjo, edhe pse ligjet mund të shbëhen më vonë, kjo do të shkaktonte dëme të pariparueshme pêr lirinë e medias dhe do cënonte besimin te Shqipëria si njê vend demokratik dhe i lirë.

Erisa Zykaj Abc News: Zoti Lega, edhe pse vetëm prej 6 muajsh në Parlamentin Europian, ju jeni shumë aktiv për çështje të ndjeshme lidhur me lirinë e shprehjes dhe të medias.Komisionit Europian i bëri thirrje qeverisë shqiptare për të ndjekur 14 rekomandimet e Këshillit të Europës lidhur me dy draftligjet për median. Ju dhe partia popullore europiane ishit shumë më të ashpër. Ju folët për rrezikimin e hapjes së negociatave të anëtarësimit.

Eshtë e rëndësishme të thuhet se partia popullore europiane mbështet tërësisht këtë qëndrim. Unë dhe Michael Gahler, që është koordinatori i grupit, hartuam komunikatën e shtypit. Në këtë komunikatë thuhet, se nëse këto draft-ligje kthehen në ligje, kjo do të rrezikojë hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.

Liria e shtypit është një liri themelore e Bashkimit Europian dhe një pjesë e rëndësishme e kritereve të Kopenhagës. Natyrisht, nëse këto kriteret nuk respektohen, atëherë kjo rrezikon negociatat e anëtarësimit. Jam shumë i lumtur që Rama tha që do presë dhe do marrë në konsideratë më shumë perspektiva.

Ky ishte një hap vërtet i rëndësishëm. Shpresoj që ai të vazhdojë kështu dhe të dëgjojë shtypin e lirë, shoqërinë civile , por edhe partitë opozitare. Kjo pasi nëse ndërrmerr një hap të tillë ,nevojitet mbështetja e një shumice të qëndrueshme brenda vendit dhe ajo e Bashkimit Europian dhe kjo mbështetje nuk ekziston.

Erisa Zykaj Abc News: Ju gjithashtu jeni shprehur në Twitter, se Shqipëria me këto dy projektligje kompromenton presidencën e OSBE-së. C’doni të thoni me këtë ?

Demokracia, liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore dhe nëse ato shkelen, kjo cënon kredibilitetin. Nëse ju i thoni mediave çfarë të shkruajë dhe të mos shkruajë, nuk ka më për liri shtypi. Ky nuk është njê mekanizëm kontrolli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çdo vend mund të ketë  mekanizmt e kontrollit, por këtu nuk bëhet fjalë për të ndalur lajmet e rreme (fakeneës). Lajmet e rreme janë krejtësisht një çështje tjetër nga dy projektligjet për të cilat bëhet fjalë.

Pra, është shumë e rëndêsishme për marrëdhëniet e ardhshme midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë që të shihn me kujdes këto projektligje, por gjithashtu për reputacionin dhe besueshmërinë e vendit si një vend i lirê dhe demokratik. Ju i keni fituar këto liri jo shumë kohë më parë. Ju s’mund t’i lejoni vetes t’i humbni ato.

Erisa Zykaj Abc News: A jeni në favor të vetërregullimit në fushën e medias, siç parashikohet në rekomandimet e Këshillit të Europës ?

“Kjo është ajo që ne duhet të shohim. Duhet të shqyrtojmë çdo pikë. Të kesh mekanizma  kontrollit është një çështje, por mandati i mekanizmit kontrollues ëhstë një çêshtje tjetër, pasi lidhet me pushteti që i jepet këtyre mekanizmave. Nëse përdoren ligje që mund të dëmtojë seriozisht lirinë e shtypit, edhe pse ato mund të shbëhen më vonë, kjo do të krijonte një dëm të pariparueshëm për mediat.

Nëse mbyllen sitet e internetit të mediave dhe merren masa të tjera si kjo, kjo mund të dëmtojë seriozisht lirinë e shtypit dhe besueshmërinë e Shqipërisë.

Ndaj, jam vërtet i kënaqur që Rama e shtyu dhe shpresoj që ai të dëgjojë zërat e tjera, pasi unë dua që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Do jetë e rëndësishme për Europën dhe Shqipërinë, por  për këtë ju duhet të ndiqni rregullat dhe liritë themelore lidhur me kriteret e Kopenhagës.

Marrë nga abcnews.al

J.V/Dosja.al

Shto Koment