Rajoni

Pak para nisjes në Hagë Selimi viziton varrin e Astrit Deharit:  Do të flas nga Haga, atje më shkon më mirë zëri

Pas homazheve ai ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat kosovare ai ëshët shprehur se rëndësinë e kësaj ditë nuk do ta mposhte asgjë tjetër.
Featured image of article: Pak para nisjes në Hagë Selimi viziton varrin e Astrit Deharit:  Do të flas nga Haga, atje më shkon më mirë zëri Rexhep Selimi

KOSOVË- Shefi i Grupit paralamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi së bashku me disa deputetë të tjerë ka bërë sot homazhe para varrit të anëtarit të partisë së tij, Astrit Deharit në 4 vjetorin e vdekjes së tij. Pas homazheve ai ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat kosovare ai ëshët shprehur se rëndësinë e kësaj ditë nuk do ta mposhte asgjë tjetër. Selimi gjithashtu ka thënë se do të flasë më shumë në Gjykatën e Hagës pasi atje do të dëgjohet më mirë.

“Jemi te varri i Astritit dhe Arbnorit, nuk ka ngjarje tjetër që do të mund ta mposhte këtë ditë. Mos ma merrni si refuzim po do të flas prej atje, besoj prej atje besoj më shkon zani më mirë. Nuk jam unë ai që e di”, ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e djeshme,  në orën 06:00, efektivët e EULEX kanë rrethuar shtëpinë e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Pasi kanë izoluar gjithë familjen në një dhomë në katin e parë, për plot 9 orë kanë kontrolluar çdo cep të shtëpisë së tij dhe më pas e kanë arrestuar.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment