Aktualitet

Pak para konferencës së donatorëve, Britania e Madhe bën publike SHIFRËN, sa para do të dhurojë për shqiptarët

Britania e Madhe do t'i japë Shqipërisë 1 milionë paund.
Featured image of article: Pak para konferencës së donatorëve, Britania e Madhe bën publike SHIFRËN, sa para do të dhurojë për shqiptarët

Britani e Madhe- Pak orë para se të nisë konferenca e Donatorëve që pritet të zhvillohet në Bruksel,  Ambasada Britanike ka publikuar shifrën që Britania do i dhurojë Shqipërisë në kuadër të rimëkëmbjes pas tërmetit të 26 nëntorit. Në një njoftim në Facebook, amabasada shkruan se Britania e Madhe do të japë 1 milionë  paund.

“Krah për krah me #Shqipërinë në këtë periudhë vështirësie, për të dhënë një ndihmë në tejkalimin e pasojave të tërmetit tragjik që goditi Vendin në nëntor. Qeveria e Britanisë 🇬🇧 bën pjesën e saj në konferencën ndërkombëtare të donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” që mbahet sot në #Bruksel me një donacion prej 1 milion £, një vazhdimësi konkrete e angazhimit tonë dhe mbështetjes së veprimtarive të rindërtimit, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mund t’i lënë pas krahëve të tilla ngjarje tragjike.”, thuhet në njoftim. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët Holdanda ka deklaruar se do të japë 3 mln dollarë. Bashkimi Evropian do të organizojë sot një Konferencë të Donatorëve ndërkombëtarë në Bruksel për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit që goditi vendin në fund të nëntorit. Konferenca është organizuar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që të ndihmojnë Shqipërinë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment