Aktualitet

Pak orë pas intubimit ndërron jetë 70-vjeçarja me Covid-19, bashkëshorti i saj fiton betejën me virusin

E moshuara e prekur nga COVID-19 ka ndërruar jetë pak orë pasi është intubuar.
Featured image of article: Pak orë pas intubimit ndërron jetë 70-vjeçarja me Covid-19, bashkëshorti i saj fiton betejën me virusin Foto ilustruese

TIRANE– Ditën e sotme një 70-vjeçare nga Elbasani ka humbur jetën në spitalin infektiv. E moshuara e prekur nga COVID-19 ka ndërruar jetë pak orë pasi është intubuar.

E ndjera ishte e shtuar në spitalin infektiv së bashku me bashkëshortin e saj, pasi dhe ky i fundit ishte prekur nga virusi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bashkëshorti i 70-vjeçares e ka fituar betejën me virusin dhe ka dalë nga spitali për tu karantinuar më pas në shtëpi.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment