Showbiz

“Pak e ekzagjeruar për shtëpi”, Aulona Musta vesh minifundin e lëkurës në karantinë, replika me Kelvi Kadillin: S’du me prish qejf…

FOTO
Aulona Musta ka postuar një foto provokuese nga karantina, por moderatori i njohur ja ka shprehur hapur mendimin e tij.
Featured image of article: “Pak e ekzagjeruar për shtëpi”, Aulona Musta vesh minifundin e lëkurës në karantinë, replika me Kelvi Kadillin: S’du me prish qejf… Moderatorët, Aulona Musta dhe Kelvi Kadilli.

TIRANË– Moderatorja Aulona Musta është tepër aktive në rrjete sociale, sidomos në këto ditë karantine, ku vjen me një sërë postimesh rreth jetës së saj të shëndetshme dhe aktivitetit fizik, për të mbajtur trupin në formë.

Në një postim në rrjete sociale, moderatorja ka ekspozuar trupin e saj të tonifikuar, ndërsa ka veshur një minifund lëkure të kuq, dhe një bluzë me belin jashtë.

Postimi i Aulona Mustës dhe komentet.

Aq është dashur që moderatori Kelvi Kadilli të hedhë një kritikë: “Pak e ekzagjeruar për shpi do thoja. Gjithsesi ti e di vetë”. Por, edhe Aulona Musta nuk ka nguruar t’i kthejë një përgjigje moderatorit: “Zemër ma bëj hallall a të keqen! Se ti e di që s’du me prish qejf!!”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithatë më poshtë moderatori i ka sqaruar fansave të Aulona Mustës se ishte thjesht duke bërë shaka, dhe nuk kishtë asgjë serioze në këtë koment.

R.L/Dosja.al

Shto Koment