Rajoni

Paguhet 3 mijë euro në muaj, Hashim Thaçi i pakënaqur: Meritoj rrogë më të madhe

Thaçi është shprehur se meriton një rrogë më të madhe pasi kontributi i tij është shumë I madh.
Featured image of article: Paguhet 3 mijë euro në muaj, Hashim Thaçi i pakënaqur: Meritoj rrogë më të madhe Hashin Thaçi

KOSOVË– Presidenti i Kosovës është ankuar për pagesën që merr.

Në një deklaratë për mediat, ditën e sotme, Thaçi është shprehur se meriton një rrogë shumë të madhe pasi ka dhënën një kontribut të madh për shtetin e Kosovës.

Unë e meritoj edhe një rrogë më të madhe, se sa kjo sepse kam punuar shumë në këtë vend. Nuk ka njeri që mund të bëj më shumë se sa unë për këtë Kosovë, kam kontribuar dhe ende kontribuoj.

Edhe nëse dal prej presidentit unë, prapë se prapë ata qe kanë me ardh mas meje, s’kanë me mujt me arrit atë që unë e kam arritur me mund,”- është shprehur presidenti i Kosovës ndër të tjera.

Ndërkohë mediat kosovare shkruajnë se Thaçi paguhet jo më pak se 2 mijë e 873 euro në muaj.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Paguhet 3 mijë euro në muaj, Hashim Thaçi i pakënaqur: Meritoj rrogë më të madhe

  1. kujt ja dha kete interviste berat buzhales apo sali berishes

Shto Koment