Bota

“Paguam 30 mijë paund për udhëtim VIP”, rrëfehen prindërit e vietnamezes pas mesazheve drithëruese, si u mashtruan nga trafikantët

Në një intervistë për CNN ata rrëfejnë se u ishte premtuar një udhëtim i sigurtë dhe se kishin paguar 30 mijë paund në mënyrë që e bija e tyre fatkeqe, të ulej në një vend VIP.
Featured image of article: “Paguam 30 mijë paund për udhëtim VIP”, rrëfehen prindërit e vietnamezes pas mesazheve drithëruese, si u mashtruan nga trafikantët Pham Thi Tra My dhe kamioni

TIRANË– Prindërit e vajzës vietnameze, mesazhet e fundit të së cilës bënë xhiron e rrjetit një ditë më parë kan treguar se si u mashtruan nga trafikantët.

Në një intervistë për CNN ata rrëfejnë se u ishte premtuar një udhëtim i sigurtë dhe se kishin paguar 30 mijë paund në mënyrë që e bija e tyre fatkeqe, të ulej në një vend VIP.

“Trafikantët na thanë se do të rezervonin një vend VIP për vajzën tonë dhe për këtë neve na u desh të paguanim 30 000 paund që vajza jonë të mbërrinte shëndosh e mirë pa vuajtje në Britaninë e Madhe. Ata nuk na treguan se me çfarë do të udhëtohej, por këmbëngulën se do të ishte një udhëtim shumë i sigurt,”– shprehen të përlotur prindërit e 26-vjeçares.

Një ditë më parë u publikuan mesazhet e fundit të Pham Thi Tra My, teksa kjo e fundit i shkruante të ëmës së po vdiste dhe se nuk merrte dot frymë.

Kamioni me 39 viktima u gjet orët e para të mëngjesit të mërkurës në një park Essex, dhe deri më tani është arrestuar shoferi 25-vjeçar i mjetit të transportit. Tanimë autoritetet britanike po punojnë për identifikimin e “pasagjerëve”.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një çift emigrantësh.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment