Aktualitet

“Pagesë 22 euro”/ Hapet kufiri me Kosovën, por drejtuesit e mjeteve përballen me një tjetër tarifë, shoferi: S’kam t’i paguaj

Drejtuesit e mjeteve përballen me një tjetër tarifë. Shoferët e mjeteve të tonazhit të rëndë duhetë të paguajnë 22 euro në kufi, për të dezinfektuar makinat.
Featured image of article: “Pagesë 22 euro”/ Hapet kufiri me Kosovën, por drejtuesit e mjeteve përballen me një tjetër tarifë, shoferi: S’kam t’i paguaj Shoferi dhe pika doganore e Morinës

Kukës- Ditën e sotme është hapur kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë. Që prej mëngjesit të sotëm ka patur një fluks të madh mjetesh në Morinë, pasi për më shumë se dy muaj për shkak të COVID-19, kjo pikë kufitare ishte i mbyllur.

Ndërkohë, shoferët e mjeteve të tonazhit të rëndë janë përballur me një tarifë shtesë në këtë pikë doganore. Sipas tyre duhet të bëjnë një dizeinfektim të detyrueshëm i cili kushton 22 euro. Në të kundërt ata nuk do të lejohet që të hyjnë në Kosovë.

“S’kam pare, nuk duan me më lëshu për 22 euro, duan të na hedhin gjysmë kile ujë. Nuk e di, policët që nuk na lëshojnë.  Unë e kam me orar, dhe marr dënim 500 euro në rast se nuk arrij në kohë në Kosovë”, shprehet i revoltuar një shofer për Fax News.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot në Shqipëri kanë hyrë në fuqi masat lehtësuese për COVID-19. Ditën e sotme hapen kufijtë tokësorë, çerdhet, kopshtet dhe plazhet. Nuk ka më zonat të kuqe në vend.  Por ende nuk ka një vendim  se kur do të hapet transporti publik.

J.V/Dosja.al

Shto Koment