Politike

‘Pagat e mjekëve janë më të ultat’/ Basha: Ne mund ti paguajmë më mirë, mund të rimbursojmë ilaçet. Bashkë do largojmë të keqen

Basha shkruan se Shqipëria është vendi që investon më pak se çdo vend tjetër për kujdesin shendetësor. 
Featured image of article: ‘Pagat e mjekëve janë më të ultat’/ Basha: Ne mund ti paguajmë më mirë, mund të rimbursojmë ilaçet. Bashkë do largojmë të keqen Lulzim Basha

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur mëngjesin e sotmë me një thirrje drejtuar qytetarëve. Basha shkruan se Shqipëria është vendi që investon më pak se çdo vend tjetër për kujdesin shendetësor.

Më tej ai shkruan se mjekët paguhen shumë pak e se nëse PD do ishte në pushtet do paguheshin shumë më shumë madje do të rimbursoheshin dhe ilacet.

Mesazhi i Bashes:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria investon sot më pak se çdo vend tjetër për kujdesin shëndetësor. Prandaj numri i mjekëve për frymë në Shqipëri është më i ulëti. Kjo është arsyeja pse pagat e mjekëve tanë, që tani po luftojnë në vijën e parë kundër pandemisë, janë më të ultat. Ata që e vuajnë këtë në kurrizin e tyre janë shqiptarët, të cilët paguajnë fatura të shtrenjta për ilaçet dhe trajtimin mjekësor. Nuk ka pse të vazhdohet kështu. Ne mund dhe duhet të investojmë më shumë në shëndetësi. Ne mund ti paguajmë më mirë mjekët dhe infermierët tanë dhe mund të shtojmë numrin e tyre. Ne mund të rimbursojmë më shumë për ilaçet dhe ti bëjmë të përballueshme për të gjithë. Të gjitha këto mund të bëhen. Për 7 vite Rama i la në baltë shqiptarët me premtime të pambajtura si ai për shëndetësinë falas. Boll më. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Bashkë do ta largojmë të keqen dhe do të sjellim ndryshim dhe shpresë të re për Shqipërinë.

Raporti

(a.b)/dosja.al

Etiketa:

Shto Koment