Politike

“Pagat do të rriten me 15%”, ministrja e Arsimit jep lajmin: Vitin e ardhshëm edhe nxënësit e klasave 6 dhe 7 do të marrin libra falas!

VIDEO
Kushi foli edhe për përfitimin e librave falas
Featured image of article: “Pagat do të rriten me 15%”, ministrja e Arsimit jep lajmin: Vitin e ardhshëm edhe nxënësit e klasave 6 dhe 7 do të marrin libra falas!

TIRANE- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë sot me dije se paga e mësuesve nga 1 janari i vitit 2021 do të rritet me 15%. Kushi foli edhe për përfitimin e librave falas, ku sqaroi se vitin e ardhshëm edhe nxënësit e klasave të gjashta dhe të shtata do të përfitojnë nga kjo skemë.


Evis Kushi: Në vitin 2021 paga e mësuesve do të rritet me 15%. 75.8 miliardë lekë është buxheti për arsimin në vitin 2021. 250 mijë nxënës do të përfitojnë nga skema për libra falas. Këtë vit do të ketë libra falas edhe për klasat e gjashta dhe të shtata. Qëllimi ynë është që të kemi më shumë mësuesë ndihmës. Sot është e pamundur që një mësues të punësohet nga partitë, kjo nuk ndodh, punësimi vjen vetëm nga portali.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(F.g/dosja.al)

Shto Koment