Aktualitet

Padia për shpifje dhe moskallëzim krimi, Gjykata e Posaçme përcakton datën e përballjes mes Ylli Ndroqit dhe Veliajt

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 16 korrik për përballjen mes Erion Veliajt dhe Ylli Ndroqit. Ky i fundit e ka paditur Veliajn për shpifje dhe moskallëzim krimi.
Featured image of article: Padia për shpifje dhe moskallëzim krimi, Gjykata e Posaçme përcakton datën e përballjes mes Ylli Ndroqit dhe Veliajt Erion Veliaj dhe Ylli Ndroqi

TIRANË –Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përcaktuar datën 16 korrik për seancën e parë të gjyqit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili është paditur nga presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi. Në fletë-thirrje bëhet me dije, se nëse Veliaj nuk paraqitet në seancë, ftesa do të përsëritet dhe më pas do të bëhet shoqërimi me forcë nga policia.

Erion Veliaj është paditur për shpifje, për shkak të disa reagimeve, për disa pyetje të bëra nga gazetaret e “Ora News”. Ndroqi ka paditur gjithashtu Veliajn për moskallëzim krimi, pasi ky i fundit ka folur për persona që kanë tentuar ta gjobsiin.

Në seancën e 16 korrikut palët mund të pafaqësohen vetë, ose nga avokati nëpërmjet një prokure të posaçme.

Përpara seancës, Ndroqi i ka dhënë Veliajt një mesazh publik, duke i thënë se e ka detyrim moral përballë zgjedhësve që jetë transparent dhe të thotë të vërtetën, ndërsa e ka ftuar që të vijë në seancë pa avokat, raporton “Oranews”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mesazhi i Ndroqit

 “Të ftoj të paraqitesh vetë në seancë pa avokat. E ke detyrim publik dhe moral përballë zgjedhësve të tu dhe të gjithë banorëve të Tiranës për të qenë transparent dhe për të thënë të vërtetën. Të ftoj të jemi në seancë në datën 16 në orën 09:00 përballë drejtësisë së shtetit shqiptar.”

(g.shs./dosja.al)

Shto Koment