Politike

Padia e Ramës ndaj gazetarit gjerman, Basha: Avokati kërkon 13 euro në minutë

Kryedemokrati Lulzim Basha tha se Rama ka punësuar avokatin e milionerëve dhe sulltanëve për gjyqin ndaj gazetarit Peter Tiede.

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha foli për padinë e kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarit gjerman Peter Tiede për audio-përgjimet e publikuara tek Bild.

Basha thotë se lidhur me këtë çështje Rama ka punësuar avokatin e milionerëve dhe sulltanëve i cili sipas Bashës është më i shtrenjti në Europë dhe faturon të paktën 13 euro për minutë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Sot, Edi Rama shpalli se ka pajtuar një avokat gjerman kundër gazetarit Peter Tiede. Është një nga avokatët më të shtrenjtë në Europë, që faturon të paktën 13 euro për minutë. Të gjithë klientët e këtij avokati janë multimilionerë dhe miliarderë dhe, mes tyre mbretër, dhe sulltanë. Nuk është e rastësishme që në këtë listë do të jetë edhe Rama. Padia që ka bërë mund të kushtojë qindra mijëra euro. Po nuk i ka asgjë. Nuk ka asnjë dyshim se ai ka qënë përfituesi i trafikut të drogës. Etja për para dhe pushtet e çuan në krahët e krimit. Në emër të krimit Edi Rama paska vendosur të padisë një gazetar perëndimor duke paguar një avokat me paratë që iu vjedh shqiptarëve. Mbrojte totale dhe pandëshkueshmëri ndaj krimit dhe korrupsioni. Tani po përpiqet të bëjë edhe zgjedhje farsë. Por ky do të jetë fundi i tij. Jemi kthyer në të njëjtën situatë. Shqipëria është e rrënuar, demokracia ka rënë. Edi Rama do zgjedhje farsë.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ftuar qytetarët që të bojkotojnë zgjedhejet e 30 qershorit. Sipas tij, zgjedhjet janë farsë. Basha nuk la pa pëmendur as padinë ndaj gazetarit gjerman, Peter Tiede.

(k.m & a.s/dosja.al)

Shto Koment