Politike

Padia e Rakip Sulit, përgjigjet Xhelal Mziu: Në SPAK do të shkojë Rama dhe 60 kryetarët e bashkive!

Mziu tha padia nuk ka të bëjë me të, pasi kur ai ishte kryetar bashkie, vetë ministria e Financës e drejtuar nga kjo qeveri e ka shpallur atë bashkinë më të mirë për menaxhim financash.
Featured image of article: Padia e Rakip Sulit, përgjigjet Xhelal Mziu: Në SPAK do të shkojë Rama dhe 60 kryetarët e bashkive! Rakip Suli dhe Xhelal Mziu

DIBËR– Gjatë takimeve prezantuese në Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka reaguar ndaj padive të krytarit të Bashkisë Kamëz, Rakip Sulit.

Mziu tha padia nuk ka të bëjë me të, pasi kur ai ishte kryetar bashkie, vetë ministria e Financës e drejtuar nga kjo qeveri e ka shpallur atë bashkinë më të mirë për menaxhim financash.

Sipas ish-kryetarit të Bashkisë së Kamzës, në SPAK duhet dhe do të shkojë Edi Rama me ministrat dhe 60 kryetarët e emëruar të bashkive.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli e ka kallëzuar Mziun për dhënien e lejeve të ndërtimti duke mos marrë nga firmat 3% në interes të bashkisë, po ashtu se lejoi të punonte një thertoren në Laknas ndërkohë që agjencia e burimeve natyrore kërkoi të mos ndërtohej. Sipas Sulit, 12 ditë para se të dorëzonte postin, Mziu firmosi një kontratë me urbanët edhe pse dy vite pasi u shpall fituesi i tenderit.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment