Akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI) 25 Mars, 17:45 Godit...
"Nuk ka lidhje me zjarrin te urgjenca/ Flet për mediat Ministrja e Shëndetësisë Koçiu pas largimit të Ficos: Nj&...
TIRANE- Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Tiranës për 4 orë resht, për padinë e ngritur ndaj tij nga presidenti Ilir Meta, lidhur me procedurën e ndjekur me emërimet e anëtarëve të gjykatës Kushtetuese. Pas dëshmisë, për mediet Ardian Dvorani ka deklaruar, se para prokurorëve ka dëshmuar faktet. Ai theksoi se hetimet për çështjet bëhen në prokurori dhe jo në media. Duke “thumbuar” Metën ai u shpreh se “institucionet nuk është mira që t’i shtrojnë çështjet ligjore me filma artistike, me metrazh të shkurt, apo të gjatë, por në rrugë institucionale.”
Dvorani u paraqit në Prokurori pa praninë e një avokati mëngjesin e sotëm, i qeshur dhe me duar në xhepa. Para dëshmisë, kreu i KED-së u shpreh se do të paraqitej në këtë institucion për respekt të ligjit, ndërkohë që mësohet se brenda kësaj jave merren në pyetje nga Prokuroria edhe anëtarët e KED-së.
Presidenti Ilir Meta dha dje dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës për afro 50 minuta, ku tha se shpreson që Prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm. Meta publikoi edhe një video shpjeguese ku sipas tij vërtetohet sesi u përdor Ardian Dvorani. Video e publikuar nga Meta është një spot shpjegues, përmbledhës ku kreu i shtetit, rendit procedurën dhe shkeljet që sipas tij ka bërë Dvorani.
Padia e Metës ndaj Dvoranit:
Padia e Presidentit Ilir Meta ndaj Ardian Dvoranit është bërë në lidhje me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Ilir Metës, kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ardian Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Meta kërkon nga Prokuroria sekuestrimin e audiove të mbledhjeve, ndërsa kreu i KED shprehet se ai nuk ka shkelur asnjë ligj. Një padi për Dvoranin ka paralajmëruar dhe Avokati i Popullit në lidhje me emërimet në e gjyqtarëve në Kushtetuese.
(J.V;F.G/Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me pretencën e Prokurorisë për 1.6 vite burg për ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianjin për ...
DURRËS- Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar sot një mbledhje ku ka marrë dy vendime për situatën që është krijuar në qytet pas tërmet tragjik të 26 n...
TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe është i ftuar në emisionin “Përballë”, drejtuar nga gazetari Lutfi Dervishi.I pyetur lidhur me...
TIRANË– Gazetari Çim Peka ka ftuar në emisionin e tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën. Teksa bënte “monologun” hyrës për pjesën ...
TIRANË- Aktivitetet e planifikuara për 11 dhjetorin, ditën e themelimit të Partisë Demokratike janë anuluar. Ky vendim është marrë nga Basha dhe të gjitha...
TIRANË– Gazetari Çim Peka ka ftuar në emisionin e tij në Syri Tv, presidentin e Republikës, Ilir Metën. Teksa Meta po fliste për momentet e para kur...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka debatuar sot me gazetarin Ylli Rakipi, në lidhje me situatën pas tërmetit dhe se si dueht të reagonte Kreu i Shtetit.Të ft...
TIRANË– Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është i ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, ku edhe ka folur lidhur me situatën post-tërmet...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta deklaroi se paralajmërimet e tij për tërmetet treguan se duhen dëgjuar ekspertët. I ftuar në Syri televizion, Meta tha se se ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka mbrojtur sot ushtarët dhe zjarrëfikësit që kanë qenë pjesë e operacion kërkim-shpëtimit në Durrës e Thumanë.I ftuar sot në...