Politike

Padia e Aleancës për “Ligjin Fusha”, SPAK nis hetimin, regjistrohet procedimi penal në emër të Maznikut  

Më 6 maj Aleanca depozitoi në Prokuroinë e Posaçme padinë ndaj Veliajt, të cilin e akuzon për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion të zyrtarëve që kryejnë funksion publik, kryer në bashkëpunim.
Featured image of article: Padia e Aleancës për “Ligjin Fusha”, SPAK nis hetimin, regjistrohet procedimi penal në emër të Maznikut   SPAK
Përditësuar:

TIRANË -Prokuroria e Posaçme ka regjistruar kallëzimin penal ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe nënkryetarit Arbjan Mazniku, të bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.  Më 6 maj, Aleanca depozitoi në Prokurorinë e Posaçme padinë ndaj Veliajt, të cilin e akuzon për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion të zyrtarëve që kryejnë funksion publik, kryer në bashkëpunim. Mësohet se SPAK ka nisur hetimet, por procedimi nuk është regjistruar me emrin e Veliajt, por me atë të Maznikut.

Në padinë e depozituar në SPAK, artistët kërkojnë që të hetohen ndryshimet e bëra gjatë muajve të fundit për ndërtimin e Teatrit nga privati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nisja e hetimit nga SPAK, vjen në kohën kur debati për Teatrin Kombëtar ka kapur majën. Bashkia e Tiranës mori dje në fshehtësi vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Vendimi u firmos nga kryetari i Këshillit Bashkiak, Toni Gogu. Pas vendimit, në sheshin e Teatrit Kombëtar ka nisur protesta e artistëve, ku atyre iu është bashkuar edhe kreu i PD, Lulzim Basha. Ditën e sotme ndërkohë, artistët kanë paditur në Prokurorinë e Tiranës 3 inxhinierët që firmosën akt ekspertimin për shembjen e godinës.

(g.sh./dosja.al)

Një Koment në “Padia e Aleancës për “Ligjin Fusha”, SPAK nis hetimin, regjistrohet procedimi penal në emër të Maznikut  

  1. KERKOJ BESELIDHJE KOMBETARE NDAJ MOSTRES RILINDJE DHE GJITHCKA TE DERITASHME.May 16, 2020 12:47
    Eshte urgjente nje simpozium kombetar per tere vizionin e Shqiperise ne cdo aspekt te ringritjes se saj :ekonomike politike shoqerore juridike ,edukative dhe te nje demokracie te drejtperdrej.
    Nga aty te dale nje asamble kombetare qe do te udheheqe oopullin .Aty duhet te jene figurat me te spikatura publike te panjollosura me rregjimet, ekspert te fushave te tyre.
    Shqiperia ka nevoje te bashkohet rreth ketyre intelektualeve per te rinisur betejen e veshtire per ta cuar ne burg Edi Ramen , Erion Veliajn dhe gjithe ata ministra zevendesministra,drejtore,kryetare bashkiake e shefa institucionesh qe bene qe ky perbindesh rilindje te rritet ne kete permase kaq antikombetare e antivlere. Kerkoj vemendjen dhe veprimin konkret.Kam nevoje per ju per nje beselidhje besa bese per ta shkulur nga rrenjet kete perbindesh Edi Rama e gjithcka lidhet me te .

Shto Koment