DiasporaRajoni

Pacolli: Kurti me këlyshët e tij donin të më arrestonin

Gjatë fushatës elektorale në Shtime, Pacolli i ka quajtur bashkëpunuesit e Kurtit, "këlysh".
Featured image of article: Pacolli: Kurti me këlyshët e tij donin të më arrestonin Bexhet Pacolli

KOSOVË- Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Bexhet Pacolli e ka deklaruar se Kurti në momentin që ishte kryeninistër i Kosovës donte që ta arrestonte. Gjatë fushatës elektorale në Shtime, Pacolli i ka quajtur bashkëpunuesit e Kurtit, “këlysh”. Më tej, gjatë fjalës së tij Pacolli ka thënë se fjalët dhe veprat e  Kurtit nuk i duhen Kosovës, pasi i përkasin viteve 70.

“Mua donin të më arrestonin kisha bërë të gjitha testet, isha i shëndosh nuk kisha virus për ta sjellë në Kosovë, nuk kam refuzuar karantinimin. Albin Kurti me këlyshët e vet ka dashur të më arrestojë, unë kisha vend ku të shkoja në karantinim, nuk kam e refuzuar karantinim. Unë e shihja se mbështetësit e tij shkonin në shtëpi dhe tjerët rrinin në karantimin, unë e pashë sa është ora. Ai ishte personi i parë që dëshironte të më arrestonte, në ora 01:00 të natës ai ka thënë se bashkë me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn dhe me ushtruesin e detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlen do të vijnë të më arrestojnë. Por, për çfarë akoma nuk e kam kuptuar asnjëherë, ai të shkojë ta arrestojë vetveten dhe idiotizmin e vet dhe jo njerëzit e sinqertë dhe punëtorë. Dokrrat e Albin Kurtit i përkasin viteve të 70-ta, ato nuk i nevojiten Kosovës,” tha Pacolli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment