Aktualitet

Pacientja me Covid pret në radhë në dispanceri! ALARMOHEN qytetarët, i kërkojnë të vendosë maskën: Mjeku më solli këtu, pse ta mbaj? Fajin e kanë doktorët

VIDEO
'Faxnews' ka ndarë videon kur gruaja e revoltuar thotë se nuk është faji i saj që mund të rrezikojë të infektojë edhe të tjerët, pasi mjekët e kanë sjellë në spital për të bërë kontroll për mushkrit.
Featured image of article: Pacientja me Covid pret në radhë në dispanceri! ALARMOHEN qytetarët, i kërkojnë të vendosë maskën: Mjeku më solli këtu, pse ta mbaj? Fajin e kanë doktorët Gruaja ne spital

TIRANË– Një paciente pozitive me Covid ka pritur ditën e sotme në radhën për të bërë kontrolle mjekësore në Dispancerinë e Sëmundjeve të Mushkërive. Përveç se me Covid ajo ishte pa maskë, pranë shumë qytetarëve të tjerë.

‘Faxnews’ ka ndarë videon kur gruaja e revoltuar thotë se nuk është faji i saj që mund të rrezikojë të infektojë edhe të tjerët, pasi mjekët e kanë sjellë në spital për të bërë kontroll për mushkrit. Ajo nuk e vendos maskën dhe pse qytetarët që janë pranë saj ia kërkojnë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk e mbaj fare maskën deri sa më sjell mjeku këtu, për çfarë ta mbaj maskën? Tamponin kam 10 ditë që e kam bërë dhe kam dalë pozitive. E dini që është e ndaluar? Mjeku më ka sjellë këtu, doktoresha për të kontrolluar mushkrit. Mos mu anko mua fare, shko thuaji doktorëve. Fajin e kanë doktorët që sjellin mua të sëmurë me Covid për të ndejtur në radhë me ju. Ata më sjellin këtu në radhë, ata mjekët e kanë fajin që më sjellin këtu për të bërë skopi. Unë kam edhe burrin që mezi qëndron në këmbë dhe më kanë thënë për ta sjellë këtu”, tha pacientja”, tha pacientja e revoltuar.

(a.b)/dosja.al

Një Koment në “Pacientja me Covid pret në radhë në dispanceri! ALARMOHEN qytetarët, i kërkojnë të vendosë maskën: Mjeku më solli këtu, pse ta mbaj? Fajin e kanë doktorët

  1. Burg .direkt, edhe doktorrin

Shto Koment