LIVE UPDATES
Politike

Pacienti prej 70 ditësh në morgun e Vlorës, Petrit Vasili: Ngjarje e pa precedentë, provë e një çorganizimi skandaloz të

23 Mars 2021, 13:50 Nga DOSJA
Pacienti prej 70 ditësh në morgun e Vlorës, Petrit Vasili:

TIRANË– Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme në lidhje me skandalin që ka ndodhur në spitalin e Vlorës. Vasili përmes një deklarate për mediat ai shprehet se ngjarja ka shokuar njerëzit pasi është një rast skandaloz. Ndër të tjera, Vasili thotë se është një ngjarje e papreçedentë e se shteti nuk interesohet që ti lajmërojë të afërmit se pacienti ka ndërruar jetë.

Ndër të tjera ai shprehet se përpara kamerave pohohet që Spitali i Vlorës e ka çuar dy herë qytetarin në Tiranë, ndërkohë që në kartelë figuron që ky qytetar ka qëndruar vetëm 1 orë në Spitalin e Vlorës.


Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili

I gjithë opinioni publik që nga mbrëmë është shokuar, kur është informuar nga mediat shqiptare për një rast skandaloz, sesi një qytetar nga Vlora që ka humbur jetën në spitalet shqiptare, prej 70 ditësh ka qëndruar në morg, në frigoriferin e morgut, pa pasur asnjë njoftim familja e tij për vdekjen, e ku vetëm pas interesimit dhe bërjes mediatike të lajmit, më së fundmi familja ka mundur të marrë kufomën e të ndjerit, për të kryer ritin funebër normal. Besoj që është një ngjarje e pa precedentë, provë e një çorganizimi skandaloz të shëndetësisë, i cili ka të bëjë që nga pika A e deri te pika ZH, vetëm e vetëm me strukturën organizative të shëndetësisë e të ministrisë që e udhëheq dhe që nuk ka lidhje fare të bëjë me pjesët e tjera. Të gjithë qytetarët duhet ta dinë që çdo i sëmurë, i cili shtrohet në një strukturë spitalore, merren të gjitha të dhënat e tij, gjeneralitetet, emër e mbiemër, si dhe adresa e tij. Gjithashtu edhe të tëra pikat e komunikimit të familjarëve që e shoqërojnë. Kjo është puna më normale. Çfarë ka ndodhur? Përpara kamerave pohohet që Spitali i Vlorës e ka çuar dy herë këtë qytetar në Tiranë, ndërkohë që në kartelë figuron që ky qytetar ka qëndruar vetëm 1 orë në Spitalin e Vlorës. E më tej nuk ka asnjë lajm të vetëm çfarë ka ndodhur me këtë qytetar, me këtë qenie njerëzore, i cili brenda rasteve ka qenë brenda strukturave zyrtare, shtetërore e spitalore.

Ky njeri ka humbur jetën, familja nuk njoftohet e në rast se nuk do të ishte ky interesim mediatik mund të qëndronte për javë e muaj të tëra, siç ka qëndruar mbi 2 muaj e ca në frigoriferin e morgut. Është një ngjarje kaq e dhimbshme, kaq tragjike, por edhe e turpshme sesi është organizuar ky shtet. Pasi ky shtet i cili kërkon e gjen edhe 14-15 vjeçarët në mes të natës që t’i arrestojë, nuk vë ujin në zjarr e nuk interesohet që të lajmërojë familjarët për një njeriun e dashur të tyre që ka humbur jetën. Të gjitha veprimet njëri pas tjetrit, duke filluar nga Spitali i Vlorës, në QSU në Tiranë, në qëndrimin në morg, janë njëri pas tjetrit prova të një çorganizimi të dënueshëm penalisht.

Ne të gjithë jemi të shokuar pa përjashtim si qytetarë, jo vetëm për ngjarjen, por edhe për heshtjen e tmerrshme të Prokurorisë Shqiptare. Të gjithë prisnin që brenda natës së brendshme, Prokuroria të kishte filluar veprimet paraprake, kryesisht për t’i dhënë një përgjigje të shpejtë e të menjëhershme këtij turpi, këtij skandali. Por nuk ka ndodhur asnjë nga këto. Nuk ka asnjë shpjegim shtetëror. Kryeministri, llafazani më i madh, matufi i këtij vendi, që u është kundërvënë mjekëve për çdo opinion të tyre, ju e dini, edhe i ka hequr nga puna, sot nuk flet. Askush nga struktura zyrtare e këtij shteti nuk flet, kjo i bën ata bashkëfajtorë. I bën ata përgjegjës për këtë ngjarje të shëmtuar, që nuk do të shuhet, do mbetet shumë gjatë në memorien e shqiptarëve. Nuk besoj se ka ndonjë shqiptar, pavarësisht përkatësive që mund të bëjë sikur nuk kupton një turp të skandaleve të tilla, një skandal të këtyre dimensioneve. 70 ditë një qytet që humb jetën, qëndron i harruar në morg, ndërkohë që më e pakta që duhet të bëhej ishte njoftimi i vdekjes së tij dhe kryerja e të gjitha riteve, ashtu sikurse është në detyrimet dhe ligjet e këtij vendi, por edhe ne zakonet, mënyrën e jetesës, ku vdekja është një moment shumë i dhimbshëm.

Por këtë qeveri nuk e shqetëson as vdekja, as njerëzit, e shqetëson vetëm show. Ju e keni parë, kryeministri vjen vërdallë nëpër të ashtuquajturat qendra vaksinimi, që bën llafe e propagandë, ndërkohë ky rast bubullon, buçet e tregon sesi përpara një pandemie të tillë, sepse dhe qytetari në fjalë ka vdekur si shkak i Covidit, është krejtësisht i pa organizuar, zero interes për njerëzit, mënyrën, organizimin. Sepse organizimi në pandemi është kryefjalë e çdo gjëje, por i intereson vetëm skenat, improvizimet skenike, propagandistike përpara njerëzve dhe aspak jetët e njerëzve. Prandaj të nderuar qytetarë, mbajeni mend gjatë, sesi makabriteti shtetëror i lë pas dore qytetarët dhe vetëm propaganda, shteti i propagandës iu intereson. Dhe në kohë pandemie u demonstrua qartë paaftësia totale, papërgjegjshmëria dhe paligjshmëria e të gjithë kësaj strukture shtetërore, të prirë nga ky kryeministër i cili ua them sërish ka polemizuar, u ka kthyer përgjigje, ka larguar nga puna mjekët, për një kundërshti, për një koment që kanë bërë në raport me punën e tyre, po nuk ka asnjë fjalë ç’të thotë për një turp të tillë. Në fund të fundit ne nuk presim asgjë nga ky kryeministër.

Shqiptarët nuk presin asgjë nga ky kryeministër. Por nga drejtësia presin shumë. Dhe ne të gjithë vazhdojmë të jemi të shokuar sesi kjo drejtësi që përpilon urdhra për arrestime për prishje shtëpish, për lloj lloj palaçollëqesh, nuk ka lëvizur gishtin, nuk ka komunikuar asnjë gjë, nuk ka gjë prej gjëje për një rast të tillë makabër. Drejtësia dhe Prokuroria është përballë provës së saj shumë të fortë e të pakalueshme. Do të vendoset në krah të ligjit e të qytetarëve apo do vazhdojë të jetë një zgjatim, një zorrë qorre e qeverisë së Rilindjes.

Rasti i rëndë u bë publik mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Boom’. Skandali u përmend dhe ditën e sotme gjatë seancës së Kuvendit. Ishte deputeti Myslym Murrizi ai i cili pyeti drejtëpërdrejtë ministren Ogerta Manastirliun për ngjarjen e rëndë.Ndër të tjera ai kërkoi që për këtë rast të nisë një hetim për bluzat e bardha.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike petrit vasili skandali ne spitalin e vlores petrit vasili skandali ne spitalin e vlores

Sondazh

Poll
Politike 23 Mars 2021, 13:10

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje numrit një të qeverisë, pasi ky i fundit është ‘ankuar’ se zyrtarë të Këshillit Europian po ndërhy...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni