Aktualitet

Pacienti me tuba në hundë, Manastirliu publikon foton e frikshme nga Infektivi, ministrja: Kjo nuk është lojë, rrezikohet jeta

Kjo e fundit, po kujdeset për pacientin që po trajtohet për simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm në spitalin infektiv. Krah kësaj fotoje, ministrja shkruan se kjo nuk është një lojë dhe se të gjithë duhet të kujdesemi për veten.
Featured image of article: Pacienti me tuba në hundë, Manastirliu publikon foton e frikshme nga Infektivi, ministrja: Kjo nuk është lojë, rrezikohet jeta Foto e publikuar nga Ogerta Manastirliu

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar një foto ku shihet një pacient me tuba në hundë, që po kurohet nga Covid-19. Në foto shihet kryeinfermierja, që sipas Manastirliut, është Merita Sefa.

Kjo e fundit, po kujdeset për pacientin që po trajtohet për simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm në spitalin infektiv. Krah kësaj fotoje, ministrja shkruan se kjo nuk është një lojë dhe se të gjithë duhet të kujdesemi për veten.

SPITALI INFEKTIV. Kjo është kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po trajtohet për simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm në spitalin infektiv. Nuk është lojë, rrezikohet jeta! Sepse, siç thonë mjekët, të cilët janë çdo ditë pranë pacientëve, sëmundja është tinzare! A mundemi ne ta kufizojmë përhapjen e COVID19? PO, nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri. Nuk është zgjidhje trajtimi në spital, por parandalimi: Respekto distancën. Vendose maskën. Ruaj higjienën vetjake dhe kolektive. #COVID19,”- shkruan Manastirliu krah fotos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë 2 viktima të tjera janë shënuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit. 117 persona janë të infektuar ndërsa 68 janë shëruar nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment