Sport

“Paç fat fenomen. Rrugët tona do të takohen përsëri…”, Messi përshëndet transferimin e Vidal por i premton se…

Fjalia e fundit, rindez ëndrrën e tifozëve zikaltër, pasi pas një viti “Pleshtit” i përfundon kontrata me Barcelonën
Featured image of article: “Paç fat fenomen. Rrugët tona do të takohen përsëri…”, Messi përshëndet transferimin e Vidal por i premton se… Messi dhe Arturo Vidal

premton se…

MILANO-Një mesazh i përzemërt dhe i sinqertë. Pas dy vitesh me Barcelonën, Leo Messi përshëndet Arturo Vidalin në ditën e kalimit të kilianit tek Interi dhe e bën atë me fjalë që, ndër të tjera, gjithashtu mund të rindezin një ëndërr të vjetër, por gjithmonë të mohuar, të merkatos.

 

“Të njihja vetëm sepse ishim përballur me njëri-tjetrin si kundërshtarë dhe gjithnjë më je dukur fenomen. Pastaj, pata fatin të të njihja personalisht dhe më befasove edhe më shumë. Gjatë këtyre dy viteve ndamë shumë gjëra bashkë. Do të të marrë malli për dhomën e zhveshjes, Arturo! Ju uroj të gjitha të mirat për këtë fazë të re në klubin tuaj të ri. Rrugët tona do të takohen përsëri, jam i sigurt”, – shkruante në Instagram “ylli” argjentinas.

Fjalia e fundit, rindez ëndrrën e tifozëve zikaltër, pasi pas një viti “Pleshtit” i përfundon kontrata me Barcelonën. Ku do ta ritakonte kilianin në fushën e blertë? Sigurisht që mundësia më e madhe e ndoshta e vetme është tek Interi.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment