Bota

“Pa vaksinën nuk ka rrezik zero”/ Ministri italian i Shëndetësisë: Qarkullimi i Covid në botë po përshpejtohet

Në fjalimin e tij më tej ka thënë se pa një vaksinë anti-covid rreziku nuk mbaron. Ai shton se qarkullimi i virusit po përshpejtohet dhe nuk po e humbet fuqinë.  
Featured image of article: “Pa vaksinën nuk ka rrezik zero”/ Ministri italian i Shëndetësisë: Qarkullimi i Covid në botë po përshpejtohet Roberto Speranza

ITALI- Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ditenë  e sotme në një deklaratë që ka bërë në mbledhjen e senatit është shprehur se rreziku nga pandemia e koronavirusit nuk ka mbaruar ende dhe se virusi nuk po e gumb fuqinë e tij. Në fjalimin e tij më tej ka thënë se pa një vaksinë anti-covid rreziku nuk mbaron.

Situata ndërkombëtare është shumë shqetësuese. Nuk ka rrezik zero pa vaksinën. Ne nuk duhet të nënvlerësojmë rrezikun e pandemisë. Qarkullimi i virusit po përshpejtohet dhe nuk po e humbet fuqinë. Rreziku i ‘importimit’ të virusit nga italianët që kthehen nga jashtë ose nga shtetasit që vijnë nga vendet e tjera është konkret, ai mund të zvogëlohet shumë, por jo të eliminohet.” Është shprehur ai.

Kujtojmë Italia ka qenë një nga vendet eprovaiane më të goditura nga pandemia e koronavirusit u që nga fillimi i emergjencës shëndetësore e deri më tani kanë humbur jetën 34,967 persona dhe janë infektuar  243,230 të tjerë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në lidhje me zgjatjen e kohës së Gjendjes së Jashtëzakonshme në Itali, Speranza tha se asgjë nuk është vendosur ende.

Burimi:.fanpage.it

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment