Sociale

Pa shpenzuar para, tashmë mund të shikoni filma dhe seriale falas në Netflix

Netflix ka nisur një provë të re, për të ndihmuar rritjen e klientëve të saj apo të abonuesve mujorë.
Featured image of article: Pa shpenzuar para, tashmë mund të shikoni filma dhe seriale falas në Netflix Foto ilustruese

TIRANË– E keni menduar ndonjëherë  të shikonit filma dhe seriale në Netflix pa shpenzuar para nga llogaria juaj? Shumë prej nesh e kanë dëshiruar diçka të tillë, e tashmë më në fund ju keni akses për të parë filma dhe seriale në Netflix pa hapur një llogari tuajën.

Por si pjesë e provës, juve nuk do t’ju nevojitet një llogari,por do të mund të shihni vetëm episodet e para të çdo seriali.  Tashmë ju thjesht mund të kopjoni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin dhe të shijoni falas të Netflix premium.

Disa nga serialet dhe filmat të  përfshira në ofertë janë:  Stranger Things, Murder Mystery, Elite, Boss Baby: Back in Business, Bird Box, When They See Us, Love Is Blind, The Two Papes, Our Planet dhe Grace And Frankie.

Platforma e ka vendosur përmbajtjen falas në dispozicion, vetëm për ëeb-faqen, pra nuk mund t’i shihni në televizor, apo nëpërmjet aplikacionit Netflix në telefonin  tuaj, por në laptop apo kompjuter.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Netflix do të jetë falas në shumë se 200 vende. Por ky vendim ka ardhur pasi Netflix arriti deri në 25.86 milionë abonues gjatë pandemisë, duke dyfishuar objektivin e saj të vitit 2019.

Ne po shohim promovime të ndryshme të marketingut për të tërhequr njerëz të rinj dhe për t’u dhënë atyre një përvojë të shkëlqyer në Netflix.”- është shprehur një zëdhënës i kësaj platforme.

Burimi: technoquack

A.C/Dosja.al

Shto Koment