Bota

Pa mjetet mbrojtëse! Ngjiti me duar pallatin më të lartë të Parisit, policia franceze arreston ‘guximtarin’

Kjo aventurë e ngjitësit i cili nuk përdori as mjetet mbrojtëse bëri që ai të arrestohej nga policia pasi arriti majën e latë, 210 metra.
Featured image of article: Pa mjetet mbrojtëse! Ngjiti me duar pallatin më të lartë të Parisit, policia franceze arreston ‘guximtarin’ Ngjitja e pallatit

FRANCE– Një burrë ka ngjitur me duar kullën Montparnasse, pallatin më të lartë në Paris. Kjo aventurë e ngjitësit i cili nuk përdori as mjetet mbrojtëse bëri që ai të arrestohej nga policia pasi arriti majën e latë, 210 metra.

Ai u ngjit pasditen e së enjtes dhe u arrestua në mbrëmje, pasi një punonjës i policisë iu afrua dhe e shoqëroi në majën e kullës. E njëta gjë ka ndodhur dhe në vitin 2015, ku francezi Alain Robert u ngjit në majë të kullës dhe vendosi flamurin e Nepalit, si homazh për viktimat e një tërmeti shkatërrues që goditi vendin.

Alpinistët ngjiten shpesh në majën e lartë, jo aq sa kulla Eiffel mirëpo është një pikë që sportistët duan ta provojnë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mirëpo pasojat janë të rënda, sidomos nëse nuk kanë me vete mjetet mbrojtëse.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment