Politike

‘Pa mediat, do shihnim si njerëzit i puthin dorën Ramës’, Abilekaj: Shqipëria do bëhet si Koreja e Veriut (VD)

Ai krahasoi situatën e raportimit me tërmetin, duke thënë se nëse kjo paketë do të ishte në fuqi, shqiptarët s'do të mund të shihnin realitetin

TIRANE– Gazetari Enton Abilekaj foli për paketën anti-shpifje, duke e shtrirë atë përtej komunitetit gazetaresk. Abilekaj tha se kjo paketë nuk cënon vetëm mediat, por fjalën e lirë. Ai krahasoi situatën e raportimit me tërmetin, duke thënë se nëse kjo paketë do të ishte në fuqi, atëherë shqiptarët do të shihnin skenat që shfaqen në ERTV, por jo realitetin.

Enton Abilekaj: Nëse nuk do të kishim mediat do të shihnim se si njerëzit do t’i puthnin dorën kryeministrit. Pas këtij ligji do të shohin vetëm skena të tilla. Do të jemi të ngjashëm në Korenë e Veriut. Media po mundohet të përfaqësohet tek të gjithë shqiptarët. Rama ka aftësi të aktrojë dhe media nuk llogaritet. Kush do pasqyrojë realitetin se njerezit nuk kanë ku të flenë? Pas këtij ligji nuk do të kenë ku të flasin. Duhet të vëmë përpara përgjegjësisë qeverinë. Mbështetja duhet të jetë nga të gjithë njerëzit. Opozita nëse nuk ka media të lirë nuk mund të jetë e lirë të shprehë shqetësimet e veta. Ujku nuk mund të zgjidhë problemet në këtë vend. Ne kemi gabimet tona sepse jemi në ballë të qeverisë. Ne duhet të mendojmë si do të veprojmë pas kësaj. Të thërrasim ambasadorët si të vetmit faktorë që të ndalin këtë. Nuk është një problem për një grup gazetarësh por për një standard që nuk duhet të preket. Nuk mund të jemi vend kandidat në BE nëse nuk ka liri të shprehjes dhe këtë e sfidon Edi Rama që vendi i tij është vend anëtar në KiE.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “‘Pa mediat, do shihnim si njerëzit i puthin dorën Ramës’, Abilekaj: Shqipëria do bëhet si Koreja e Veriut (VD)

  1. Proteste te fuqishme te te gjithe mediave , gazetareve,dhe e popullit qe do te informohet per realitetin e vertete dhe jo te propagandes neveritese te njeriut te frikshem

Shto Koment