Aktualitet

Pa drita disa zona të Tiranës, OSSH jep informacion mbi situatën e krijuar në qytet

Pas procedurave ligjore, OSSH po kryen procesin e riparimit, qe parashikohet te zgjase edhe 1 ore.
Featured image of article: Pa drita disa zona të Tiranës, OSSH jep informacion mbi situatën e krijuar në qytet Foto ilustruese

TIRANE– OSSH njofton se një pjesë e zonës Yzberisht, Mezes, Pallatet “Çabej”, etj, ndodhen prej 2 orësh pa energji elektrike për shkak se një subjekt privat dëmtoi fiderin e tensionit të mesëm.

Pas procedurave ligjore, OSSH po kryen procesin e riparimit, qe parashikohet te zgjase edhe 1 ore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

OSSH Tirane shpreh keqardhje per situata te ngjashme te perseritura nga subjekte private qe demtoine rrjetin elektrik, duke sjelle kosto per shoqerine dhe abonentet. Te gjitha kompanite dhe kushdo qe duhet te kryeje punime (gerrmime, etj), duhet me patjeter te njoftoje kompanine OSSH sipas procedurave, per tu njohur ma harten e rrjetit elektrik dhe te evitohen rastet si i sotmi”,- thuhet në njoftimin e OSSH.

(A.B)Dosja.al

Shto Koment