Bota

Pa bukë dhe pa strehim, qytetarët e ishullit grekë dalin në protestë/ Policia shpërndanë grupet e emigrantëve me gaz lotsjellës

Së fundmi shumë qytetarë në Greqi janë ngritur në protestë kundër qeverisë pasi njerëzit kanë ngelur pa ushqim dhe strehim.
Featured image of article: Pa bukë dhe pa strehim, qytetarët e ishullit grekë dalin në protestë/ Policia shpërndanë grupet e emigrantëve me gaz lotsjellës Pamje nga protesta

GREQI– Pas 4 ditësh që zjarri përfshiu Ishullin Lesbos, vendin ku jetonin qindra emigrantë, situata në Greqi është përkeqësuar. Së fundmi shumë qytetarë në Greqi janë ngritur në protestë kundër qeverisë pasi njerëzit kanë ngelur pa ushqim dhe strehim. Por ndërkohë mediat e huaja kanë raportuar se në protestë, policia greke ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë një grup emigrantësh që protestuan në ishullin e Lesbos.

Qindra azilkërkues protestuan pasi ata ishin të detyruar të flinin në rrugë, trotuare, ndërsa të tjerë kanë udhëtuar drejt fshatrave më të afërt për të kërkuar ujë dhe ushqim. Tensionet vazhduan të rriteshin  ndërsa qindra emigrantë që brohorisnin “Liria” marshuan në një rrugë që të çon në portin e Mytilene, të cilën policia e kishte bllokuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: Ruters

(A.K.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment