Bota

Pa botën në ndryshim dhe jetoi luftërat botërore/ Mediat italiane për Mbretëreshën Elisabeth: Breshka që jeton 200 vjet vdiq, ajo ende jeton

E dashur nga qytetarët për stilin dhe këmbënguljen e saj. Mbretëresha Elisabeth pa botën në ndryshim, jetoi luftërat botërore si një protagoniste si edhe politikën e Luftës së Ftohtë.
Featured image of article: Pa botën në ndryshim dhe jetoi luftërat botërore/ Mediat italiane për Mbretëreshën Elisabeth: Breshka që jeton 200 vjet vdiq, ajo ende jeton Mbreteresha Elisabeth

BRITANI E MADHE- Mbretëresha Elisabeth përfaqëson një monument të gjallë dhe këtë e vërtetojnë më së miri fotot e fundit ku duket ajo me të gjithë presidentët e Shteteve të Bashkuara në vitet ‘900. Pas bombardimeve nga nazistët, ajo preferoi që qëndronte në Londër me qytetarët, më mirë sesa të ikte. Me këtë veprim ajo dha një shembull të forcës dhe qëndrueshmërisë. E dashur nga qytetarët për stilin dhe këmbënguljen e saj. Mbretëresha Elisabeth pa botën në ndryshim, jetoi luftërat botërore si një protagoniste si edhe politikën e Luftës së Ftohtë.

Asaj iu desh të ishte edhe dëshmitare e vdekjes së princeshë Dianës. Na pëlqen kur e shohim kështu të pavdekshme dhe të aftë për të sfiduar kohën, por në të vërtetë nuk do ta kuptojmë asiher se sa larg kemi lënë të kaluarën që na bëri të jemi kjo që jemi sot./ marrë nga La Refubblica.

(E.S. dosja.al)

Shto Koment